E hënë, 20 Janar, 2025

“Berisha futi ish-sigurimsat në politikë”, Bejko: Përdori dosjet për të kontrolluar partinë!

Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Roland Bejko u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha lejoi që të futeshin ish-sigurimsa në politikë.

Sipas tij dosjet janë përdorur në duart e kryetarëve të partive, kryeministrave apo presidentëve.

“Zoti Sali Berisha e ka përdorur qartazi këtë instrument për të mbajtur në kontroll partinë, atë që ne e krijuam si Parti Demokratike dhe ku shpresuam që brenda Partisë Demokratike do të kishte diversitet mendimesh, do të respektohej fjala e lirë, individi dhe do të bëhej një parti moderne,” – u shpreh Bejko.

Ai tha se 30 vjet më vonë janë po të njëjtët personazhe. Sipas Bejkos, Berisha e ka instrumentalizuar çështjen e dosjeve, duke mos bërë diçka serioze, por duke lejuar që në sistem të futeshin dhe bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Te tjera

Lajme te tjera