E premte, 17 Prill, 2026

Berisha: Fermerëve t’u jepet naftë pa asnjë taksë! Rruga e tyre e vetme është protesta më 17 prill dhe bllokimi i rrugëve më pas

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Porf. Dr. Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme akuzoi qeverinë socialiste për neglizhencë dhe mungesë ndjeshmërie ndaj pensionistëve dhe shtresave në nevojë.

Berisha e cilësoi skemën e bonusit për pensionistët një mashtrim, duke theksuar se fondi prej 240 milionë eurosh nuk është shpërndarë ende dhe se një pjesë e madhe e pensionistëve përjashtohen ose përfitojnë shumë pak. Ai ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve, sidomos të ushqimeve dhe karburanteve, që po rëndon ndjeshëm jetesën e qytetarëve.

Në fjalën e tij, lideri demokrat kërkoi uljen urgjente të taksave mbi naftën, duke e konsideruar nivelin aktual ndër më të lartët në botë, si dhe kompensim për pensionistët, bizneset e vogla dhe fermerët. Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për korrupsion dhe përkeqësim të standardeve, duke paralajmëruar pasoja për integrimin e vendit.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, ai mbështeti protestat e fermerëve dhe bëri thirrje për mobilizim qytetar më 17 prill në Tiranë, duke e cilësuar si një reagim të domosdoshëm ndaj situatës aktuale.

Te tjera

Lajme te tjera