E premte, 17 Prill, 2026

Berisha: Duhet vendosur urgjentisht minimumi jetik 200 euro dhe duhet rritur vit pas viti sipas dinamikave për të zhdukur varfërinë ekstreme

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në takimin për minimumin jetik të organizuar nga Departamenti i e Çështjeve Sociale. Në fjalën e tij, ai u shpreh se, Shqipëria është vendi i vetëm pa përcaktuar minimumin jetik, dhe kjo sjell që qytetarët të përballen me një krizë të rëndë ekonomike, që sipas Berishës vjen dhe si pasojë e korrupsionit. ‘Në Shqipëri nuk ka njohur as dyfishim po të kemi parasysh indeksin e çmimeve. Faktor më themelor i kësaj rrokullisje të madhe të gjendjes së financave, të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, është korrupsioni.  Është vjedhja e papërmbajtur e pasurive, e fondeve publike dhe pasurive publike në këtë vend’, theksoi Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin për minimumin jetik në selinë e PD, ka deklaruar se hajdutësia dhe korrupsioni në qeverisjen e Edi Ramës kanë sjellë këtë krizë të rëndë ekonomike në vend. ‘Shuma kolosale, qindra e qindra milionë janë vjedhur në vepra të tjera publike, miliarda. Vetëm Lubi Balluku ka disponuar gjatë periudhës së saj si ministre dhe zëvendëskryeministre, 12 miliardë euro. 12 miliardë euro, në mënyrë absolute, në çdo lloj kontrolli, nuk shkojnë kurrë më shumë se 1 miliard investime në publike, të cilat janë shembur njëra pas tjetrës. Janë zhdukur’, deklaroi Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e organizuar nga Departamenti i Çështjeve Sociale në PD, lideri i demokratëve Sali Berisha bëri thirrje për vendosjen urgjente të minimumit jetik prej 200 eurosh. Sipas tij, ky minimum jetik duhet që të rritet vit pas viti sipas dinamikës së çmimeve.

‘Vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij vendi jo më pak se 200 euro, pra një minimum jetik prej 200 eurosh, do mund të krijohet, të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot.  Nuk ka asnjë pengesë për vendosjen e minimumit jetik. Dhe minimumi jetik nuk mund të jetë përgjigjja e vetme ndaj kësaj situate. Minimumi jetik do shoqërohet me një seri masash të tjera sociale, të cilat garantojnë shqiptarët një jetë në minimumin e saj të mjaftueshëm për ushqimin, veshjet, ilaçet, lëvizjen’, nënvizoi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, kërkoi që vendosja e minimumit jetik, duhet të shoqërohet edhe me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve. Në takimin e organizuar nga Departamenti i Çështjeve Sociale në PD, Berisha theksoi se ‘minimumi jetik i jep një përgjigje gjithashtu përjashtimit real të shqiptarëve nga shoqëria’. Lideri i opozitës theksoi se, PD qëndron e vendosur për të përmbysur këtë shpërndarje të ardhurash. ‘Qëndrojmë të vendosur, e konsiderojmë emergjencë vendosjen e minimumit jetik. Ne nuk besojmë se nëpërmjet indeksimit, përkundrazi, rrogat dhe pensionet duhet të njohin rritje të mëdha të vazhdueshme. 41 përqind është rritur nga viti 2022 deri në vitin 2026 rroga minimale në Greqi. Dhe është rreth 940 euro’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në takimin për minimumin jetik.

Te tjera

Lajme te tjera