E diel, 20 Shtator, 2026

Berisha drejt SHBA, ndërsa Rama drejt koshit të plehrave!

Share

Nga Petrit Vasili

Edi Rama dhe tërë lukuniа e palaçove dhe megafoneve politike të tij po përjetojnë ditët më të mjera, ndërsa Berisha bëri publik udhëtimin e tij politik drejt SHBA.

“Non grata” u shndërrua nga Rama në bunkerin e tij ku ai fshihej përballë fakteve për narkoqeverisjen e tij kriminale.

Rama, i ndihmuar nga Youri Kim, ambasadorja më e turpshme që Shqipëria ka parë, si dhe nga McGonigale të tjerë, krijuan komplotin e fëlliqur me “non grata” për të mbrojtur grabitjet e tyre tronditëse të fondeve publike, të trojeve të këtij vendi dhe interesit kombëtar në interes të pasurimit të tyre të shfrenuar, si dhe mbështetjes për pastruesit miliarderë të parave të pista.

Askush nuk do të harrojë kurrë se si Rama çirrej e shqyhej si gratë e rrugës me non gratën e Berishës.

Askush nuk do të harrojë kurrë se si, përballë zbulimit të skandaleve të njëpasnjëshme të korrupsionit më të tmerrshëm, Rama vetëm belbëzonte si idiot: “non grata, non grata”.

Askush nuk do të harrojë kurrë klithmat prej debili me “non grata” të Taulant Ballës në sallën e Kuvendit, në vend që të jepte llogari për shkatërrimin e Kuvendit.

Askush nuk do të harrojë kurrë korin e deputetëve, njëri më hajvan se tjetri, që këndonin këngën “non grata”.

Askush nuk do të harrojë kurrë ministrat që, të kapur me skandale shpërthyese, në vend se të përgjigjeshin për krimet e tyre, belbëzonin “non grata”.

Askush nuk do të harrojë kurrë korin e neveritshëm të mediave dhe analistëve rilindas që, të gjithë në kor, vetëm ulërinin si skizofrenë të eksituar “non grata”.

E gjithë kjo strategji me një këmbë të vetme u shemb për tokë, sepse këmba u thye dhe Berisha do të udhëtojë drejt Amerikës.

Edi Ramës dhe të gjithë kopesë mediatiko-politike i mbetet që të gëlltisin po vetë të vjellat e tyre me “non grata”.

Kushdo e kupton se betejën korrekte politike Edi Rama nuk e ka bërë e nuk e bën dot kurrë, sepse është ngjizur me intrigë, pabesi, paaftësi, padije dhe ordinerllëk.

Sot, me shpartallimin e strategjisë “non grata” nga Edi Rama, s’ka mbetur asgjë politike përveçse një landfill pislleku korruptiv dhe ndyrësie morale.

Rrugë të mbarë, Sali Berisha, drejt SHBA.

“Rrugë të mbarë” drejt koshit të plehrave të historisë.

Te tjera

Lajme te tjera