Ndonëse vera do dhe pak muaj, Kryeministri Edi Rama mblodhi në Vlorë krerët e bashkive bregdetare dhe operatorët turistikë në një takim me kryefjalë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Në fokus të këtij sezoni, tha kryeministri Rama duhet të jetë heqja e ‘xhunglave të çadrave’, ku krahas vendimit që të dejtën për të vendosur çadra në bregdet ta kenë vetëm ata operatorë turistikë që kanë një strukturë akomoduese, i kërkoi kryebashkiakëve të marrin shembull Lezhën ku bashkia do të implementojë një ofertë paralele me privatët të çadrave e shezlongëve në plazhet publike por me çmim më të ulët.
Të ecin në gjurmët e bashkisë së Lezhës, ku të krijohet një sipërmarrje bashkiake, një ofertë paralele me atë të privatit, me shezlongë e cadra me cmime shumë hetë më të ulëta, me një gamë shërbimi më modeste, se sdo ndërtojnë edhe beach-bare.
Në sy, operatorëve turistikë u kërkoi që me shtetin të jenë të ndershëm me deklarimin e shfrytëzimit të dhomave, e të japin taksën e fjetjes.
Ka hile të madhe që e bëni të tërë ju. Hile me deklarimin e netëve të fjetjes” tha Rama.
Për këtë sezon, Rama njoftoi se për të vjelur taksën, do të implementohet për herë të parë paradeklarimi.
“Nga 10 milionë turistë që kanë vizituar Shqipërinë në 2023, 3.9 milionë netë qëndrimi janë pak problem. E kemi studiuar dhe me ekspertizë të huaj. Do t’ju japim mundësinë që të bëni paradeklarim. Për periudhën 1 maj – 30 shtator, nëse nuk doni kontrolli e të fokusoheni tek klientët e jo inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave. Për atë nivel do të paguheni tek bashkia. E dimë që niveli minimal i shfrytëzimit është më i lartë por duam ta nisim nga ky nivel. Na intereson formalizimi i sektorit. Nga 1 tetori – 30 prill në nivel 20%. Prapë ju do dilni me fitim ekstra përtej të cilit ju takon por kjo është fazë. Përgatituni se në 2026 nuk keni nga të lëvizni. Do fusim platformën digitale e-vizitors dhe bëhet e pamundur të ketë shmangie për infrastrukturën hoteliere.
Në një plan afatmesëm Rama premton ti jepet fund dhe informalitetit të dhënies së apartamenteve me qira apo shtëpive me qira.
Parkimet
Një masë po merret edhe për të zgjidhur problemin e parkimeve, në pikun e fluksit në bregdet.E kemi një program të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po punojmë me Himarën, Vlorën, Lezhën, Durrësin. Do të përdorim arkitektë për të ndërtuar parkime nën dhe mbitokësore për gjatë gjithë vijës bregdetare që të jetë një infrastrukturë mbështetëse e gjithë turizmit dhe hotelerisë.Do ta kemi shumë të vështirë. Se dyndja është shumë e madhe e do të jetë më e madhe. 12 milionë arritëm vjet, mund të shkojmë 13,14 milionë, është shumë për një vend rezitent me 2.4 milionë këtu’
Një plan është dhe minimizimi i prezencës së efektivëve me uniformë në zonat bregdetare.
“Policia ka luajtur një rol fantastik por ka ardhur koha të minizohet. Por minimizimi nuk vjen duke u thënë ikni e vishuni civilë. Se për një pjesë edhe të veshur me uniformë kemi shqetësim për mënyrën si sillen nganjëherë jo më civil. Zgjidhja është projekti që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara për monitorimin me kamera të të gjithë qyteteve kryesore e të gjithë rrugëve kombëtare.
Më pas fokusi do ta kemi tek zona turistike. Më pas nuk ka nevojë për policë. Por do të jetë një sy digital që do të shohë në të gjithë territorin. Polici do të jetë digital do të shohë cdo gjë dhe do të informojë në kohë reale përmes IA.
Edhe një hedhje e kanoçes bosh në tokë regjistrohet e nuk ka nevojë të gjëmosh nga prapa lloj tipash që nuk e kanë për problem të hedhin plehrat e ndërkohë pasi hedhin përtokë cfarë kanë në dorë marrin telefonin e shajnë në facebook se nuk ka pastërti. Unë jam i bindur se do të jetë spektakël i vërtetë. Në këtë sistem do të përfshihen dhe shkollat”Në takimin e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, u bashkua edhe krye-bashkiaku i djathtë i Kavajës, për të cilin i pari i socialistëve nuk e kurseu një batutë.
Kemi patur pak probleme me primaret në Kavajë, e pashë që ishte pak i turbulluar nga primaret, problemi është të fusim edhe kavajën në këtë rrjedhë.”
Edhe në këtë takim, nuk harroi as Lulzim Bashën, për të cilin nuk e kurseu një ironi.
Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës, është shumë i suksesshëm, Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie
Shqipëria ka njohur një zhvillim të madh turistik përgjatë viteve të fundit. Vetëm në 2024, vendi ynë u vizitua nga 11,7 milionë turistë të huaj.
