Bayern Munchen është kampion i Bundesligës. Barazimi 2-2 i Leverkusen ndaj Freiburg kurorëzon bavarezët, që festojnë tashmë titullin e 33-të.
Barazimi 3-3 i ekipit të Kompany ndaj Leipzig, këtë të shtunë, duket se vetëm shtyu festën, për disa orë.
Sa i takon renditjes në kampionatin aktual, Bayern ka grumbulluar 76 pikë, ndërsa Leverkusen ka 68 pikë.
Thomas Müller ka fituar titullin e tij të 13-të në Bundesligë – një rekord për një lojtar – dhe i fundit me ngjyrat e klubit të fëmijërisë, Bayern Munich.
Müller , i cili do t’i japë fund lidhjes së tij 25-vjeçare me Bayernin këtë verë, është paraqitur 28 herë dhe ka realizuar 5 gola në sezonin 2024/25 deri më tani, teksa FCB rimorri titullin e fituar nga Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos sezonin e kaluar.
35-vjeçari Müller është futbollisti më i dekoruar në historinë e Bundesligës, përpara shokut të skuadrës Manuel Neuer (12 tituj) dhe ish-lojtarëve të Bayernit, David Alaba dhe Robert Lewandowski (të dy nga 10).
