Dorëheqja e Luzlim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike, ka shtuar edhe më shumë ‘oreksin’ e Sali Berishës për t’i rikthyer në drejtimin e partisë. Por ndryshe nga herët e tjera Berisha ka zbutur tonet duke mos e quajtur më Bashën ‘Lul Brava’ por flet për forcim të PD. Teksa u bën thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen përmes votës së lirë, Berisha thekson se duhet të njihet kontributi i të gjithëve (përfshirë të tijën) për ringritjen e partisë.
“Bashkimi i demokrateve mbi bazën e kontributeve te tyre është përparësia e PD! Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithsecilit është rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe janë te punojmë se bashku për një Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroftë Partia Demokratike! “, shkruan Berisha.