E diel, 20 Prill, 2025

Bardhi shpërthen ndaj Berishës dhe akuzon se po tenton të përçajë partinë, drejtimin e PD nga “non grata” e cilëson krim dhe fatkeqësi

Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur lidhur me situatën brenda PD-së, ndërkohë që nuk kurseu akuzat dhe kritikat ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Teksa ishte dje i ftuar në një studio televizive Bardhi u shpreh se drejtimi i Partisë Demokratike nga Berisha është fatkeqësi, duke shtuar se grupi Alibeajt nuk duan përçarje të PD, ndryshe nga grupi i “Foltores”, i cili me në krye Berishën, sipas tij, vetëm nxisin përçarje brenda partisë. “Mendojmë se drejtimi nga Berisha i Partisë Demokratike është fatkeqësi për partinë, ndaj kemi qenë nën sulm prej Berishës. Është e vërtetë që ka tërheqjen nga ne pas vendimit të gjykatës, si mesazh që ne nuk jemi për përçartjen e Partisë Demokratike, nuk kërkojmë rrëmujë, apo ti vendosim demokratët përballë sepse kjo do e dobësonte Partinë Demokratike, ndërsa Berisha e ka nisur kështu. Ka tentuar ta përçaje… ne në shtëpi jemi se nuk kemi ikur dhe s’kemi nevojë të na thotë Berisha se ku do duhet të rikthehemi, do vazhdojmë të jemi në Partinë Demokratike. Bashkërisht do duhej të gjenim rrugën për të ardhmen e Partisë Demokratike, por për fat të keq ky qëllim nuk përputhet me qëllimin e Berishës”, tha Bardhi. Deputeti i Partisë Demokratike gjithashtu shtoi se të gjithë grupimet brenda Partia Demokratike kanë një qellim të përbashkët rrëzimin e Qeverisë, por i vetmi drejtim ku palët brenda Partisë Demokratike ndahen është nëse kjo gjë arrihet me Berishën në krye te partisë demokratike. Pasi sipas tij, me Berishën në krye është e pamundur, populli i duhet paraqitur një alternative e re. “Ne duam të fitojmë ndeshjen me kundërshtarin tonë politik. Pastaj se kush e ka seriozisht unë mendoj se secili prej nesh, pavarësisht se si mendojmë për drejtimin e Partisë Demokratike, e ka seriozisht dhe do rrëzimin e Edi Ramës. Ajo që na ndan është nëse kjo arrihet me Berishën në krye të Partisë Demokratike. Unë mendoj se është e pamundur, se shqiptaret kanë nevojë për një alternativë të re dhe model ndryshe. Uroj dhe shpresoj, por edhe besoj se e gjithë kjo tollovi e krijuar në Partinë Demokratike do të mbarojë dhe do ta forcojë partinë”, u shpreh ai.

Bardhi: Berisha ndryshe vepron dhe ndryshe thotë

Ndërkohë, deputeti Bardhi akuzoi ish-kryeministri Sali Berishës, duke theksuar se ai ndryshe flet e ndryshe bën, duke sjelle ne kujtese lënien jashtë të 30 deputeteve të PD nga Këshilli i Partisë Demokratike. Madje, deputeti demokrat shtoi se disa deputet brenda partisë janë konfuz për arsye se Berisha dhe grupi i tij, këdo që ka një mendim kundra e quan tradhtarë dhe e baltos. “Berisha ka një problem, ndryshe vepron e ndryshe thotë. Ajo që grupi i Partisë Demokratike i propozoi Berishës pas vendimit të shkallës së parë ishte ngritja e një grupi të përbashkët me të dy palët për të nisur një proces për bashkimin që vinte nga baza e deri te partia. U vijua me procesin e njëanshëm. 30 deputetë u përjashtuan nga ai proces. Por pasi ti ke mbyllur organizimin t’i nuk mund të thuash hajde dhe asimilohu te gjëja që kam krijuar unë, që është faktikisht më e vogël. E kuptoj konstatimin se një pjesë e deputetëve janë konfuz, por kjo vjen nga fakti se Berisha dhe grupimi i tij, cilindo që mendon ndryshe në Partinë Demokratike e shpall tradhtar dhe e baltos. Dhe unë i kuptoj kolegët që nuk kanë guximin ta pranojnë këtë sulm nga Berisha”, nënvizoi Bardhi.

Te tjera

Lajme te tjera