Supersfida e javës së 30-të në La Liga mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës e luajtur në “Wanda Metropolitano” përfundoi me fitoren 1-2 të katalanasve. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik shfrytëzoi asistin e dhuruar nga Muriqi, i cili me golin e realizuar në fitoren e Majorkës ndaj Realit të Madridit. Po ashtu katalanasit përfituan edhe nga inferioriteti numerik i Atletikos që luajti gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë.
Trajneri Diego Simeone kishte lënë disa titullarë në stol, duke menduar për sfidën e radhës në Champions League, po ndaj Barcelonës. Megjithatë, ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh.
Në minutën e 39-të, pas një topi të gjatë nga Klement Lenglet, Xhuliano Simeone përfitoi nga një moment pasigurie në mbrojtjen e Barcelonës dhe dërgoi topin në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin.
Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 42-të, Markus Rashford barazoi shifrat pas një kombinimi të bukur me Dani Olmo, duke rikthyer ekuilibrin në ndeshje.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Niko Gonzalez u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Lamin Jamal. Fillimisht i ndëshkuar me të verdhë, vendimi u ndryshua në të kuq pas rishikimit me VAR, duke lënë Atletikon me 10 lojtarë për të gjithë pjesën e dytë.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Barcelona gjeti golin që i dha 3 pikët e arta drejt luftës për titull. Levandovski realizoi golin e përmbysjes
Një tjetër moment shqetësues për Barcelonën ishte dëmtimi i Ronald Araujo. Mbrojtësi uruguaian, i rikthyer së fundmi nga një dëmtim, u detyrua të largohej sërish nga fusha, duke u zëvendësuar nga Mark Bernal.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson renditjen me 76 pikë, 7 pikë më shumë se Reali i vendit të dytë, ndërsa Atletiko e Madridit mban vendin e katërt me 57 pikë.
