Banorët e pallatit 1300 në lagjen “24 Maji” në Vlorë kërkojnë zgjidhje për dëmtimet e ndërtesës, që prej vitesh janë kthyer në një shqetësim serioz për ta. Në një takim me ta, kandidati për deputet i PS, Vullnet Sinaj u angazhua për të ndjekur nga afër këtë çështje deri në zgjidhjen përfundimtare, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, ku banorët shprehën shqetësimet e tyre, ndërsa Sinaj konfirmoi përkushtimin e tij për të qenë pranë tyre në këtë proces. “Me një grup qytetarësh të lagjes “24 maji” në Vlorë u takuam sot për të diskutuar mbi problematikën e dëmtimit të pallatit 1300 ku ata banojnë prej vitesh. Ishte një bashkëbisedim i frytshëm dhe i çiltër, ku shpreha gjithë angazhimit tim për zgjidhjen e këtij problemi. Banorët e pallatit 1300 në lagjen “24 maji” janë prej vitesh të shqetësuar nga dëmtimet e ndërtesës, ndaj i garantova se do të jem pranë tyre deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, në mënyrë që ata të ndihen të sigurt në apartamentet e tyre. Mbrëmje të qetë”, shkruan Sinaj në rrjetet sociale.
Banorët e pallatit 1300 në Vlorë kërkojnë zgjidhje, kandidati i PS, Vullnet Sinaj premton mbështetje
Share
Te tjera
