E hënë, 23 Nëntor, 2026

“As Mesi, as Maradona apo Pele”, Kristiano Ronaldo: Futbollisti më i mirë në histori jam unë dhe pikë

Share

Kristiano Ronaldo shprehet se ai është futbollisti më i mirë në histori.

Sipas tij, ai është futbollisti më i kompletuar i të gjitha kohërave, dhe për këtë arsye është më i mirë se Mesi, Maradona apo Pele.

“E them me zemër, mendoj se jam lojtari më i kompletuar në histori.

Mund të jetë çështje preferencash, por unë jap gjithçka për futbollin, shënoj me kokë, me të majtën, kërcej, jam i shpejtë dhe i fuqishëm, pra jam më i kompletuari.

E respektoj nëse dikush zgjedh Mesin, Maradonën apo Pele, por do të ishte gënjeshtër të thuash që Kristiano nuk është i kompletuar.

Edhe nëse shënoj 920, 925 apo 930 gola, më i miri në histori jam unë. Pikë”, ka thënë futbollisti portugez.

Te tjera

Lajme te tjera