E shtunë, 3 Tetor, 2026

Artan Hoxha zbardh provën që do hapë “Kutinë e Pandorës” për arrestimin e Sali Berishës për vrasjet e “21 Janarit”: E kam të filmuar edhe me video, ja çfarë bëri një ditë pas protestës

Share

Rigels Seliman

 

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit, teksa e ka ndalur theksin tek vendim i Gjykatës së Strasburgut, e cila kërkoi që të rijetohet vrasja e Aleks Nikës në 21 janar të vitit 2011, si dhe arrestimin e të shumë kërkuarit Dritan Rexhepi. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Hoxha ka zbardhur provën që do hapë “Kutinë  e Pandorës” për arrestimin e Sali Berishës për vrasjet e “21 Janarit”, ndërsa zbuloi se e kam të filmuar edhe me video ish-kryeministrin. Po ashtu, ai tregoi edhe se kush e tradhtoi “Mbretin e Kokainës” Dritan Rexhepi dhe çfarë e pret Sali Berishën për “21 Janarin”.

 

-Zoti Hoxha si e sheh vendim e gjykatës së Strasburgut për “21 janarin”, mbi vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, para godinës së Kryeministrisë ku ky i fundit po protestonte?

4 të vrarët janë të vetmit dëshmor të rënë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe është provuar se janë vrarë nga shteti shqiptar. Kur të shohim vendimin e plotë që do të jetë më i detajuar, por gjykata  i vendosi vulën 21 janarit. Kjo është një ngjarje që në mbrëmjen e ‘21 janarit’ që vrasjet janë bërë nga garda, pra nga shteti. Kryeministri ka penguar zbardhjen e të vërtetës dhe ka marr në mbrojtje ata që kanë bërë krimin për të fshehur se kush qëndron pas kësaj. Edhe Gjykata e Strasburgut e citon zinxhiri komandues, pra në ‘21 janar’ gjithë shqiptarët e kishin një tablo të qartë dhe e panë se kush i bëri vrasjet. Por më pas pamë një gjykim dhe një hetim të cunguar që më tepër donte ti mbronte vrasësit dhe jo ti tregonte se kush ishin. Tani ketë e tregon Gjykata e Strasburgut dhe kjo ngjarje është penguar nga shteti shqiptar. Në vendim e Gjykatës së Strasburgut  kjo merr një konotacion tjetër, në momentin që është dhënë ky vendim atëherë Gjykata e Strasburgut i ka dhënë akuzën e re prokurorisë shqiptare  për personat që kanë përgjegjësi direkte për 21 janarin. Me atë vendim që ka dal thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha, dhe i gjithë zinxhiri komandues nuk janë hetuar dhe nuk janë pyetur dhe as nuk janë thirrur për këtë çështje. Po ashtu, theksohet se hetimi është sabotuar, pasi janë fshirë pamjet filmike, kështu që me këtë vendim të Gjykatës së Strasburgut prokuroria  duhet ta vendos vet se kush do ta hetoj dhe me atë që shkruan Strasburgu kemi shpërdorim detyre. Shteti shqiptar me këtë histori është treguar pak i pandershëm, sepse përveç atyre homazheve që shohim në 21 janar. Për përgjimet që publikova unë vjet u bënë ca padi dhe jemi në të njëjtën fazë. Ku ishim asgjëkundi, çfarë u bë, asnjë gjë. Por ky vendim e ka detyruar shtetin shqiptar që ta rijetoj. Në momentin që unë nxora përgjimin jam thirrur nga Prokuroria  e Tiranës për të dorëzuar regjistrimin dhe ja kam treguar edhe familjarëve dhe është momenti  më i dhimbshëm që babai i Aleks Nikës pas 11 vitesh dëgjon se kush ka dhënë urdhër për vrasjen e djalit të vet. Shteti nuk gjen dot se kush e ka bërë, kur ndërkohë janë të gjitha provat.

-Me këtë vendim gjyqi që është bërë dikur që u duan dy persona, ai hetim shfuqizohet?

Ndrea Prendi dhe Agim Llupo janë gjykuar për vrasjen e vetëm dy personave që u vranë në atë protestë. Pra kjo është diçka që nuk është gjykuar njëherë, ne nuk kemi pasur hetim dhe gjykim për Hekuran Dedën dhe Aleks Nikës. Prandaj sot shohim Berishën që akuzohet për një aferë korrupsioni, unë Berishën e kam akuzuar për vrasje, janë marr jetë njerëzish. Edhe gjykata e ka thënë këta njerëz i ka vrarë shteti shqiptar, shtetin shqiptar në atë kohë e drejtonte Sali Berisha dhe Basha ka qenë ministër i Brendshëm dhe ai ka përgjegjësinë të thotë se kush ka dhënë urdhër për të hap zjarr. Hekuran Deda ka qenë përtej Bulevardit, pra ai nuk ka vrarë njerëz që nuk kanë pasur rrezikshmëri, por që kanë qenë larg godinës së kryeministrisë. Pastaj në fillim u tha se vrasjet s’janë bërë nga garda sepse garda nuk kishte armë, pastaj nxori mjekët dhe ata thanë që janë bërë nga afër. U përdorën të gjitha mënyrat për të fshehur të vërtetën.

-Për “21 janarin” duhet që secili  të mbaj përgjegjësi për pozicionin që ka pasur  në atë kohë?

Po përdor një term që Berisha ka përdoru në atë kohë zinxhiri komandues, ai doli për herë të parë dhe tha prokuroria donte të arrestonte zinxhirin komandues. Janë njerëz të pafajshëm dhe përgjegjësit nuk janë ndëshkuar. Kjo ngjarje ka pasur zinxhir komandues sepse ka një hierarki shteti se si funksionon. Por Berishën e implikon ajo që bëri pas protestës, ai ditën tjetër shkoj tek garda dhe pyeste se kush ja ka vrarë syrin komandantit të Gardës, unë e kam nxjerr dhe me pamje që ai kishte syrin e nxirë poshtë skafandrës, atëherë si ju nxi sy poshtë skafandrës atij, kush ja ka nxirë syrin? Për mua sot Gjykata e Strasburgut  i ka dhënë një akuzë të re penale Berishës dhe gjithë zinxhirit komandues dhe nëse ka përgjegjësi edhe opozita e asaj kohë të nxirret para përgjegjësisë.

-Mendon se SPAK do t’i hyjë këtij hetimi dhe drejtësia do të bëhet për “21 janarin”?

Lidhur me nga fakti që nxorëm kam besuar se prokurori është Dumani dhe ata kanë shpresuar që ta merrte ai. Regjistrimi që është nxjerr vjet nuk është dorëzuar sepse familjarët nuk kanë besim askund përveç SPAK. Edhe SPAK i jepet besimi që të nxjerr përgjegjësit, edhe ata që kanë qenë në atë kohë të shkojnë që të deklarojnë dhe për secilin për ata të ndahet përgjegjësia.

 -Nga ana tjetër, të ndalemi pak tek goditja e grupeve kriminale, sikundër është arrestim i Dritan Rexhepi në Turqi. Rexhepi dukej si i paprekshëm, por tani është në prangat e policisë, kush e tradhtoi atë sipas jush?

Nuk mund të them që ka pasur një element tradhtie, por ai ishte kthyer në një target që kërkohej me çdo kusht që të kapej dhe antimafia italiane e kishte vendosur që e donte të kapur me çdo kusht. Ai kur u arratis atëherë ata e kanë kërkuar më shumë, italianët e kanë kërkuar edhe në Ekuador. Ai është njeri që po bënë dy dekada me kartelë të kuqe.

-Pas këtij arrestimi a ka gjasa që ai të ekstradohet drejt Shqipërisë apo do ta marrin vendet e tjera më parë?

Nuk do çuditem që të shohim edhe filma kushtuar atij, sepse është nga ata që e ka nisur aktivitetin nga zero, çdo gjë e ka bërë vet jo si tjerët që kanë urdhëruar të tjerë. Njeh disa gjuhë të huaja dhe është shumë inteligjent. Kam parë që shumë element të botës së krimit që nga të mirë kanë kaluar në profilin tjetër, ai e ka përgatitjen juridike vet. Ai nuk ka varrë dy punonjës policie në Shqipëri, por ai ka vrarë vetëm Durim Kasmin dhe një person që ishte i rastësishëm në atë ngjarje. Vendi më i interesuar për ta marr atë është Italia, sepse ajo e ka gjurmuar dhe ka dhënë informacion se ku ndodhej. Në Shqipëri ai ka dënim më të rëndë, Ekuadori vendosi që mbasi të bënte dënim atje do të ekstradohej dhe ai ka kërkuar që të vij vet në Shqipëri. Brenda 90 ditëve do të vendoset se ku do të ekstradohet, do të shohim se si do të shkoj kjo pjesë.

Te tjera

Lajme te tjera