E martë, 24 Nëntor, 2026

Arsenali merr triumfin e dytë radhazi, “Topçinjtë” fitojnë dhe dhe i bëjnë presion Liverpulit kryesues

Share

Arsenali mori triumfin e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfoi 1-2 ndaj Notingem Forestit në transfertë. Në minutën e 23, mysafirët lëshuan sinjale në drejtim të portës së mbrojtur nga portieri amerikan, Tërner. Gjithsesi, goditja e Martinelit u bllokua nga prapavija.

Ekipi i Artetës u tregua i rrezikshëm sidomos nga krahët. “Topçinjtë” mund të kishin shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, nëse Bukajo Saka do të koordinohej mirë nga brenda zonës.

Për të ardhur te goli, Gabriel Xhesus zhbllokoi takimin, në minutën e 65. Pak më vonë, Saka siguroi fitoren me golin e qetësisë. Goli i vendasve me Taiuo Auoniji në fund shërbeu vetëm për statistikë.

Me këtë rezultat, Arsenali është në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Notingem Forest endet në vendet e fundit.

Te tjera

Lajme te tjera