Anglia kualifikohet në çerekfinale. “3 Luanët” kanë mposhtur në kohën shtesë Sllovakinë me rezultatin 2-1 dhe kanë prerë biletën mes 8 ekipeve më të mira për në “EURO 2024”.
Ekipi i drejtuar nga Kalcona zhbllokoi sfidën në minutën e 25. Shranz nuk fali me një gafë në qendër të mbrojtjes, duke mposhtur portierin anglez Pikford.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me kualifikimin e Sllovakisë në çerekfinale, Belingam me roveshatë barazoi shifrat për britanikët në “frymën e fundit” dhe dërgoi ndeshjen në shtesë.
Sapo nisi shtesa e parë, Anglia gjeti golin që i dha kualifikimin. Pas një goditje këndi, Tonej ktheu një topi në qendër për Herri Kejn, i cili i vetëm me kokë nuk gaboi para portës.
Në minutën e 23, anglezët patën shansin për të kaluar në avantazh. Kejn gjuajti me kokë, por gjeti devijimin e topit në këndore nga një mbrojtës sllovak.
Në minutën e 50, anglezët gjetën golin pas një pasimi të Tripier për Foden. Sulmuesi gjeti rrjetën por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 81, Rajs nga jashtë zonës lëshoi një gjuajtje të fortë, topi goditi shtyllën dhe u kthye te Kejn, i cili gjuajti por nuk dërgoi topin në rrjetë.
Në çerekfinale, Anglia do të ndeshet me Zvicrën. Helvetët eliminuan mbrëmjen e djeshme kampionët në fuqi të Europës Italinë, pasi i mposhtën me rezultatin e pastër 2-0.