E hënë, 23 Nëntor, 2026

Anglezët përmbysin Holandën në “frymën e fundit”, përballen në finalen e Euro 2024 me Spanjën

Share

Anglia prek për herë të dytë radhazi finalen e kampionatit Europian. “Tre Luanët” kanë mposhtur Holandën me rezultatin 2-1 dhe do të sfidojnë Spanjën në finalen e 14 korrikut në “olympiastadion” të Berlinit.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Kuman gjeti e para golin e avantazhit në minutën e 7 të takimit. Simons realizoi një gol fantastik nga jashtë zonës duke shtangur portierin Pikford.


Zgjati vetëm 10 minuta avantazhi i Holandës. Anglia barazon reazultatin në minutën e 17 me Herri Kejn nga pika e bardhë e penalltisë. Kejn nuk gaboi nga 11-metra, duke shndërruar penalltinë e fituar prej tij.


Në minutën e 30,  traversa i mohoi golin mbrojtësit holandez Dumfris.


Një minutë më vonë ishte sulmuesi i Anglisë, Foden që i shkoi shumë pranë golit, por u ndal nga shtylla.


Në minutën e 65, Holanda iu afrua golit me Van Dajk, por ndërhyrja e portierit Pikford ishte vendimtare.

Në moinutën e 79, Saka gjeti rrugën e rrjetës për Anglinë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.


Kur mendohej se ndeshja do të shkonte në shtesa, Anglia gjeti golin që i dha kualifikimin në finale. Uatkins bëri heroin dhe shënoi një gol të mrekullueshëm me peshë të madhe për kombëtaren e Garet Sauthgejt

Te tjera

Lajme te tjera