E hënë, 13 Janar, 2025

Amnistia Fiskale, Rama sulmon Dhomën amerikane të Tregtisë dhe Komisionin Europian, u kërkon të mos fusin hundët në punët e Shqipërisë dhe të respektojnë vendimet e qeverisë

Share

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të Komisionit Europian dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë sa i takon Amnistisë Fiskale, ndërsa ka kërkura që të mos fusin hundët në punët e brendshme të Shqipërisë. Duke folur dje në konsultimin publik për projektligjin e Amnistisë Fiskale, Rama u shpreh se çohen dhoma tregtie me flamuj dhe bëjnë fletë rrufe kundër nismës që sipas tij është normale për çdo vend. Rama iu kundërpërgjigj Dhomës amerikane të Tregtisë duke thënë se ata nuk mund të kundërshtojnë dhe të cenojnë sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambiciet e saj. “Të çohet Dhoma e Tregtisë me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtimet e tyre, të luftës kundër krimit, patjetër, po dhoma tregtie. Ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia”, deklaroi ai.

Rama i ashpër me partnerët: Nuk na bëni dot për budallenj

Duke folur për Amnistinë Fiskale dhe rezerva që ky projektligj ka marrë nga ndërkombëtarët Rama ka reaguar ashpër. Sipas tij, nuk ndërkombëtarët nuk bëjnë dot njeri për budallenj. “Nuk kanë faj partnerët dhe ne këtu shqiptarët nxijmë ua hedhim ne me këtë raporte. S’kanë faj ata se ua japim raportet BIO nga Shqipëria, po kjo është punë tjetër. Nuk kemi si ta bëjmë njëri tjetrin për budalla këtu. Jemi një vend që po e tregojmë sesa serioz jemi në marrëdhënie ndërkombëtare, kemi të meta e prapambetje, sigurisht. Po nga mendja jemi në rregull, nuk vëmë  njeri përpara kur vjen puna për respekt”, u shpreh ai.

Kryeministri replikon me zv/ambasadorin e BE

Më tej kryeministri Edi Rama gjatë takimit ka replikuar me zv/ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Alexs Hupin. Ky i fundit i tha Ramës se paratë e shqiptarëve që jetojnë në BE duhet fillimisht të vërtetohet që janë të ligjshme dhe më pas të futen në Shqipëri. “u folët për faktin që edhe shqiptarët që janë në BE të kualifikohen për këtë amnisti, janë tatim pagues edhe të shteteve tona është shumë e rëndësishme që të sigurohet ligjshmëri e këtyre sigurimeve para se të futen në Shqipëri. Presim me padurim që të punojmë me ju sesi të vëmë mekanizmat e  duhur të kontrollit për rezidentët shqiptarë që qëndrojnë në BE”, deklaroi Hupin. Ndërsa kryeministri i tha se janë të gatshëm të punojnë, por nuk duhet t’i thonë mos guxoni ta bëni amnistinë fiskale. “Ajo çfarë ju thatë është muzikë për veshët tanë. Kjo është gjithçka çfarë kemi kërkuar, për tu ulur dhe bërë realitet në mënyrën më të mirë. Jo që të thuhet pa filluar ende jo nuk duhet ta bëni. Jeni shumë të ndërlikuar, jeni një vend i dyshimtë. Kjo është e papranueshme. Për pjesën tjetër jemi të hapur të ulemi me ekspertët më të mirë. BE është plot me ekspertë s’do keni probleme të na gjeni për të na ndihmuar. Është një draft ndryshe nga ai që kishim vite më parë. Kemi trajtuar pika të ndryshme që janë ngritur nga BE dhe të tjerët në takime informale. Nuk po kërkojmë mbështetje nga ju të tjerë dhe jo më nga manivali. Ju kurrë nuk do të thoni bëjnë se kjo është e shkëlqyer për tu bërë, po kërkojmë vetëm respekt dhe për atë mundësinë e dyshimit, siç tha edhe miku ynë britanik”, tha ai.

Ironia e Ramës: Të huajt të na e sjellin një propozim “diktatorial” për amnistinë

Ndërkohë kryeministri Edi Ram ndalur sërish në kritikat për të huajt të cilët kanë kundërshtuar Amnistinë Fiskale, i ftoi ata që t’i sjellin shembujt që kanë bërë në vendin e tyre. Rama tha se nëse i kanë më të shtrënguar do ta ndryshojnë ligjin direkt, pa asnjë lloj kushti. Kreu i qeverisë bëri edhe një ironi, duke thënë se nuk beson se do të na ndihmojnë gjithsesi, pasi i kanë amnistitë shumë demokratike. “Të gjithë partnerëve iu them, nëse ju i keni më të shtrënguar i bëjmë si ju. Askush nuk i ka më të shtrënguara si ky që është i s Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. Sillni ju dhe ne do i fusin në ligj pa kushte. I keni shumë demokratike amastitë dhe s’do na ndihmoni dot për t’i shtrënguar”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Te tjera

Lajme te tjera