E diel, 20 Prill, 2025

Ambsadorja Yuri Kim shuplakë grupimit antiamerikan të “Foltores”, SHBA konfirmon Alibeajn si pasardhës të Lulzim Bashës

Share

Thellohet Lufta e Ftohët mes ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dhe grupimit antiamerikan të “Foltores” të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit e quan të kryer faktin se ka marrë në dorë Partinë Demokratike, pasi ka një vendim gjykate që i ka dhënë atij të drejtën të “zaptojë” selinë blu dhe ndërkohë është njohur edhe Statutit i PD i hartuar nga ai dhe mbështetës të tij, të cilët janë kundërshtarë të flakët të ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Por duket se nuk mendojnë kështu SHBA-të, të cilat dje i kanë dhënë Berishës një “goditje të fortë nën brez”.

SHBA konfirmon Alibeajn si pasardhës të Bashës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është parë sërish ditën e djeshme në Kryesinë e Kuvendit, ku është takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si kryetari në detyrë i PD, duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike. N

ë një postim në “Tëitter” vetëm pak minuta pas takimit, diplomatja amerikane ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria duhet të shohin para e jo mbrapa, duke thumbuar Berishës, të cilin e ka etiketuar si të shkuar. “Diskutim shumë i mirë sot me Enkelejd Alibeajn, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike. Folëm për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të forcohet. SHBA dhe Shqipëria kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimit e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Kim pas takimit me Alibeajn. Pra, kjo deklaratë tregon qartë se SHBA nuk e njeh Sali Berishën dhe nuk bashkëpunon me të. Ky është qëndrimi dhe deklarata e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Berisha mundi Bashën në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit si dhe vendimit të Gjykatës për të njohur ndryshimet e bëra nga Sali Berisha në statutin e PD-së në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.

Ambasadorja Kim: Të refuzojmë gjuhën e urrejtjes

Por takimi me Alibeajn nuk ishte i vetmi, pasi dje ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka takuar dje edhe disa të rinj në Tiranë gjatë një konferencë, për promovimin e një shkolle si qendër komunitare. Diplomatja amerikane theksoi se në internet apo dhe në mesazhet që ndonjëherë përcjellë politika, lexohet gjuha e urrejtjes. Kim, duke ju drejtuar të rinjve u shpreh  se ato duhet të refuzojnë që të mbajnë urrejtjen brenda vetes së tyre, pasi është e dëmshme, ndërsa shtoi se ato duhet të punojnë në ekip, nëse nuk mund që të ecin para të vetëm. “Respektojeni veten, të tjerët! Respektoni jo për shkak të ndonjë faktori tjetër, por për shumë arsye. Qoftë nëse e lexojmë në internet dhe në politikë, dëgjojmë ndonjëherë mesazhe urrejtje. Ata duhan që ju të urreni dikë tjetër për shkak se janë më të pasur se ju apo vjen nga një pjesë tjetër e vendit, apo komb tjetër. Duke mbajtur urrejtje brenda vetes suaj, është e dëmshme për ju, do të shkatërronte vetëvlerësimin tuaj. Për këtë arsye refuzoni ata që urrejnë dhe ata që mbartin mesazhin e urrejtjes. Por edhe mbusheni me ambicie për veten, se jeni më të mirë se kaq”, nënvizoi ambasadorja Kim./Rigels Seliman/

Te tjera

Lajme te tjera