Nga Rigels Seliman
Artemis Malo, ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, ka ardhur si një zë i fuqishëm dhe i domosdoshëm për të mbështetur lidhjet midis Shqipërisë dhe diasporës shqiptare në Kanada. Me një karrierë të pasur politike, diplomatike dhe akademike, si dhe një angazhim të palodhur për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ajo po shërben si një urë lidhëse që ngre lart jo vetëm imazhin e Shqipërisë, por edhe interesat e komunitetit shqiptar që jeton dhe kontribuon në këtë shtet të madh dhe multikulturor. Diaspora shqiptare në Kanada është ndër më të mëdhatë dhe më të konsoliduara në botë.
Të shpërndarë kryesisht në qytetet si Toronto, Montreal dhe Vancouver, shqiptarët kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit. Ky komunitet ka një histori të pasur, që shtrihet përtej disa dekadash, dhe ka ndihmuar në ndërtimin e urave mes dy popujve, shqiptarëve dhe kanadezëve. Artemis Malo, si ambasadore, po luan një rol kyç në përfaqësimin e interesave të këtij komuniteti. Ajo ka kuptuar se diasporat shqiptare janë jo vetëm një burim i rëndësishëm i kulturës, por gjithashtu një resurs i paçmuar për ndihmën dhe mbështetje ndaj zhvillimit të Shqipërisë. Zëri i saj, si përfaqësuese e Shqipërisë, ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në shërbim të forcimit të lidhjeve mes dy vendeve, duke u angazhuar për të promovuar kulturën shqiptare, artin, muzikën, dhe traditat shqiptare në Kanada. Një nga aspektet më të rëndësishme të angazhimit të diplomates Artemis Malos është aftësia e saj për të përdorur diplomacinë si mjet për të integruar komunitetin shqiptar në strukturat sociale dhe ekonomike të Kanadasë.
Në pak javë si ambasadore e Shqipërisë në Kanada, ajo po tregon se është një mbështetje e fuqishme për iniciativat që promovojnë edukimin dhe punësimin e shqiptarëve, duke krijuar mundësi për të rinjtë shqiptarë të bëhen pjesë aktive e shoqërisë kanadeze. Këto bashkëpunime nuk janë vetëm përfitime për Shqipërinë, por gjithashtu ndihmojnë në integrimin më të thellë të shqiptarëve në shoqërinë kanadeze, duke ruajtur një lidhje të fortë me rrënjët e tyre dhe duke promovuar paqe dhe mirëkuptim në një botë gjithnjë e më të lidhur. Ndërkohë një tjetër dimension i rëndësishëm i punës së Artemis Malos është ruajtja dhe promovimi i identitetit shqiptar. Deri më tani ajo ka ndihmuar në organizimin disa e eventeve kulturore dhe aktiviteteve që sjellin së bashku komunitetin shqiptar në Kanada, duke krijuar mundësi për ndarjen e historive, këngëve dhe traditave shqiptare me brezat e rinj, por edhe me popujt e tjerë që jetojnë në Kanada. Duke organizuar festivale, ekspozita artistike dhe evente ku kultura shqiptare merr vëmendjen e duhur, zonja Malo po kontribuon në rritjen e njohjes së Shqipërisë dhe Kosovës në nivelin ndërkombëtar. Ajo gjithashtu është një mbështetëse e hapur për projektet që përqendrohen në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe edukimin e brezave të rinj që kanë lindur në Kanada, për t’i bërë ata të ndihen krenarë për origjinën e tyre dhe për të ruajtur lidhjen me atdhenë.
Pra e gjithë kjo panoramë, tregon se ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, zonja Artemis Malo, është një figurë kyçe që luan një rol të rëndësishëm si zë i diasporës shqiptare. Me një angazhim të pakushtëzuar për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare, promovimin e kulturës dhe ruajtjen e identitetit shqiptar, ajo po krijon një urë të qëndrueshme mes dy popujve, duke u bërë një model për diplomacinë dhe integrimin e diasporës. Zëri i saj është jo vetëm një pasqyrim i shqiptarëve në Kanada, por një forcë që promovon vlerat e unitetit, diversitetit dhe paqes në një botë gjithnjë në ndryshim.
