E hënë, 13 Janar, 2025

Adriatik Alimadhi i përgjigjet Xhafës, Porodinit dhe Cicollarit: Balli Kombëtar është pasuri, mendësia juaj komuniste është kriminale, pretendimet se gjatë Luftës së Dytë Botërore rranë 28 mijë dëshmorë mashtrim, partizanët ishin frikacakë dhe kanë vrarë vetëm 136 nazifashistë, Paskal Milo ka shtrembëruar historinë e Shqipërisë, janë ekzekutuara mbi 6 mijë ballistë

Share

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka replikuar në distancë me ish-funksionarin e lartë e Partisë së Punës, Muharrem Xhafa; kreun e Partisë Komuniste, Qemal Cicollari dhe kryetarin e Komitetit Kombëtar të Organizatës së veteranëve të LANÇ Odhise Porodini, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të këtyre të fundit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Alimadhi shprehet se Balli Kombëtar është pasuri kombëtare, ndërkohë që thekson se ka prova dhe fakte që partizanët dhe komunistët kanë kryer krime në Shqipëri. Madje, ai ka shkuar deri atje sa kë kërkuar që veteranëve duhet t’iu ndërpritet pagesa dhe privilegjet që marrin nga shteti shqiptar, teksa zbulon se pretendimet se gjatë Luftës së Dytë Botërore rranë 28 mijë dëshmorë, sipas tij, është mashtrim. Sipas tij, partizanët ishin frikacakë dhe kanë vrarë vetëm 136 nazifashistë, ndërsa akuzon Paskal Milo se ka shtrembëruar historinë e Shqipërisë.

-Zoti Alimadhi, ditët e fundit ish-funksionari i lartë i Partisë së Punës, Muharrem Xhafa; kreu i Partisë Komuniste, Qemal Cicollari dhe kryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së veteranëve të LANÇ Odhise Porodini, kanë hedhur akuza të forta në adresën tuaj dhe Partisë Balli Kombëtar që ju drejtoni. Shkak është bërë një statusi i juaj i publikuar në rrjetin social “Facebook”, teksa mes të tjerash i cilësonit partizanët dhe komunistët kriminelë që i kanë duart e lyera me gjak, ndërsa gjithashtu kërkonit rishkrimin e historisë dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Si ju duken këto deklarata?

Odhise Porodini, Qemal Cicollari, Muharrem Xhafa dhe të tjerë komunistëve, iu them lexoni krimet e kriminelëve komunistë dhe partizanë. Për të hyrë në brendi të pyetjes suaj, më lejoni të theksoj qysh në fillim të kësaj interviste, se nuk prisja asgjë nga kjo mendësi komuniste, lëreni të qetë të shkojnë në botën e tyre të përtejshme me idetë komuniste. Nuk mërzitem aspak nga këto madje, këto reagime te tipit bolshevik i kam pritur, prej kësaj mendje të mykur dhe diktatoriale, kam vuajtur familjarisht sistemin kriminal komunist, me marrje jete, me burgje, persekutime, internime e të tjera, kështu që e prisja dhe nuk ndihem i mërzitur aspak, pavarësisht vulgaritetit të tyre të hedhur padrejtësisht ndaj Shërbestarit të Shqipërisë Etnike, Mid’hat Abdyl Frashërit dhe Ballit Kombëtar.

-Këto janë akuza të rënda…

Shiko, faktet po flasin çdo dite mbi krimet e tyre te pamëshirshëm, e drejta ka filluar të dalë në dritë dhe po i japin të drejtë Ballit Kombëtar. Mendoj se, në këto 30 vjet të këtyre proceseve të brishta demokratike, këtyre mendimeve nuk ju ka ndodhur asgjë, ata vazhdojnë të paguhen akoma si veteran nga taksat e shqiptarëve, duke mos qene të tillë, historia u la ashtu siç ishte,  kjo është e padrejte prandaj flasin akoma me atë gjuhë, sepse edhe 30 vjet kemi akoma mendësi komuniste.

-Pra ju po thoni që edhe sot që kanë kaluar 30 e kusur vitesh që Shqipëria ndodhet në demokraci dhe kapitalizëm, vendi drejtohet ende nga komunistët…

Absolutisht po! Shqipërinë ata e kanë drejtuar dhe po e drejtojnë gjyqësorin, prokurorinë, të gjitha institucionet, fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre janë ende, madje edhe reformën ne drejtësi ata po e bëjnë, ky është rrugëtimi i padrejtë i Shqipërisë. Gjate gjithë kësaj kohe personalisht kam kuptuar që mendimet e tyre janë nga më të ulëtat dhe shoqëria shqiptare po tallet me ta, gjithsesi mendoj se duhet kohë, duhet të ishin ndëshkuar krimet e komunizmit dhe të gjithë ata që kryen krime dhe lyen duart me gjak shqiptari duhet të ishin përgjigjur përpara drejtësisë. Duhen ligje demokratike, duhet kulturë demokratike, duhet fryme vëllazërimi, duhet ndërgjegjësim, duhet pjekuri dhe vullnet për t’u kuptuar faji dhe gabimet, por kjo është e vështirë dhe të drejtën askush nuk e pranon lehtë, por keqardhje për këtë mendësi idiotësh dhe shumë të ceket.

-Pse kërkoni drejtësi për krimet e partizanëve dhe komunizmit? Nuk janë hetuar ndonjëherë ato…

Për shkak të kësaj sjellje, ne si shqiptar do vazhdojmë të jemi të ndarë dhe kjo nuk i shërben aspak afrimit midis njëri-tjetrit që ne shqiptarët të jemi të bashkuar dhe të shohim përpara si shoqëri e lirë dhe me mendime demokratike. Mos harroni se sot është epoka e Shqipërisë dhe e shqiptareve dhe me shume se kurrë kërkohet vëllazërimi bashkim midis shqiptareve, por përgjegjësia e përçarjes tashme bie mbi ata qe gjithmonë kane përcjell frymën antikombëtare, kjo ka një shpjegim sepse ata nuk kane ndjenja njerëzore, veprimtaria e tyre është vetëm kriminale… Ne ju kemi lënë kohen qe ata te ndërgjegjësoheshin për veprimtarin e tyre, të ndërgjegjësohen për gënjeshtrat, përbaltjen, historinë gënjeshtër, për izolimin e Shqipërisë, pasojat qe i sollën vendit, për shpifjet, gojën e shthurur mbi Ballin Kombëtar dhe mbi Ballistet të gjitha janë padrejtësi. Këtu tregohet niveli shumë i ulet i tyre, në mendësinë e tyre ngelet vetëm dhe vetëm denigrim, shpifje, egërsi, gënjeshtra.

-Dakord, por me këto që thoni ju i bie që të mohojmë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare?

Shikoni sa gënjejnë, mendojnë se shqiptarët nuk i kuptojnë, thonë se kemi luftuar ne trevat shqiptare dhe e çliruam Kosovën. Është çliruar Kosova dhe trevat e tjera Etnike shqiptare? Ç’donin ata atje? Ata, po, vajtën atje dhe vranë atdhetaret dhe patriotet me te mëdhenj dhe ja nënshtruan trevat shqiptare Serbisë. E kush janë tani tradhtarët? Balli Kombëtar Ballistet, apo ata? Krimineli nuk kupton, ai mbetet i tillë gjithë jetën, prandaj krimet duhet të ishin ndëshkuar në këto 30 vjet demokraci, po kush ta bënin komunistët. Ata e patën kohën e mjaftueshme që të ndërgjegjësoheshin, ata duhet të ishin ndëshkuar për falsifikim të historisë, ata duhet ta kuptonin vetë dhe të dilnin përpara shoqërisë shqiptare të kërkonin falje mbi këtë shkatërrim që i bënë kombit shqiptar nga mendësia kriminale e tyre, por mendje mykur ngelën dhe nuk kanë kuptuar asgjë nga liria dhe demokracia dhe nga fryma vëllazërore. Ata fituan për shkak të sinqeritetit vëllazëror që kishte Balli Kombëtar, për ata ne jemi akoma armiq, tradhtar dhe bashkëpunëtor, kjo fryme i dëmton shume proceset e Shqipërisë. Mendoj se ka ardhur koha e respektimit të njëri-tjetrit, është koha e mendimeve të lira dhe demokratike dhe jo nga kjo gjuhë e tyre kriminale. Mos harroni se ky fjalor vjen edhe për faktin se shoqëria shqiptare është shkëputur krejtësisht nga ata, nuk i mbështet askush madje edhe vet Partia Socialiste, e cila ka filluar dhe tallet, i përdor ata vetëm për t’ju marrë votat, ata duan vetëm t’ju varesh disa dekorata dhe t’i nderojnë me grushtin lartë. Ata kanë perënduar përgjithmonë, ata do të ngelen mendësia më e urryer e shoqërisë shqiptare dhe kjo ka për të ndodhur, për këtë atyre ju vjen inat.

-Po Balli Kombëtar çfarë kontributi ka dhënë për Shqipërinë?

Me vjen keq por ç’të bëjmë, koha na dha ne të drejtë, ky është rrugëtimi i pastër, i drejtë thellësisht dhe plotësisht kombëtar i Ballit Kombëtar. Sa te ngordhin disa mendje të mykura që hiqen si profesor, si historian dhe luftëtar të mëdhenj atëherë do të shpëtojë Shqipëria dhe shqiptarët njëherë e përgjithmonë… Unë kam folur dhe vazhdoj të flasë gjithmonë të drejtën dhe vetëm të vërtetën, gjithçka të mbështetur mbi fakte dhe të dokumentuara, kjo është pranuar edhe vetë prej tyre që këto krime janë kryer nga vetë ata kriminel.

-Besoj se këto që thoni nuk janë supozime? Keni prova dhe fakte…

Zotëri, këta njerëz të shpifur nuk kanë kuptuar asgjë nga veprimet e tyre kriminale dhe diktatoriale, izolimin e Shqipërisë nga bota demokratike, nuk kanë kuptuar asgjë as nga koha e mendimeve të lira demokratike, unë mendoj se këtij grupimi njerëzish duhet t’ju krijojmë kushte për të zhvilluar idetë dhe jetën e tyre, t’ju ndërtosh disa objekte, t’i vendosesh të rrinë së bashku dhe të shohin me sytë e tyre si e si do të shembet sistemi i menduar prej tyre, do të hanë njëri-tjetrin, do t’i hyje krimbi si ajo molla që e gërryen krimbi dhe bie vet nga pema, kjo është e gjitha, vetëm atëherë ata do ta kuptojnë, sepse deri tani kanë rrojtur mbi kurrizin dhe djersën e shqiptarëve. Kuptoni sa të trash janë, sa gënjeshtra dhe shpifje kanë bëre; thonë se janë 28000 mijë dëshmorë, dakord deri këtu, por mesa di unë këta vetë kanë regjistruar 24 brigada apo divizione dhe po të besh një llogari të thjeshte, këto brigada nuk kishin mbi 1000 partizanë, për 24 brigada, atëherë kemi 24000 partizane. Po këta kane regjistruar 28000 mijë dëshmore, po 4000 mije ku shkuan më shumë? Po mirë të gjithë këta 24000 mijë u vranë të gjitha, prandaj mendja e tyre është gallatë mashtrim dhe dogma të mendësisë komuniste, të gjithë u vranë këta nuk ngeli këmbë partizani? Gallate me këta tipa me mendësi komuniste. Unë flas me fakte, statistikat flasin se janë vrare 136 italian dhe gjermanë, ku është lufta e famshme e lavdishme e tjera…., ku janë batalione, brigada korporata kaq mijë dhe aq mijë të vrare, pastaj kuptoni një gjë që sikur të ishte bërë luftë e vërtet kundër gjermanëve dhe italianëve a e kuptoni ju se shqiptarët do ishin vrarë dhe shkatërruar, kuptoni një gjë se me kë po përballeshin, por kriminelet komunistë e kishin si strategji binin një pushke këtu dhe atje dhe bënin sikur luftonin. Ata po kane vrarë vëllezërit e tyre shqiptare deri në 6000 shqiptarë. Shikoni statistikat 136 pushtues të vrare dhe këta janë vrarë për arsye të tjera, kurse shqiptare 6000 e kuptoni me kë kanë luftuar këta partizanë dhe komunistë kriminel.

-Po Balli Kombëtarë, pse nuk u investua për ta ndalur këtë fushatë apo luftë vëllavrasje siç ju e etiketoni?

Gjithmonë Balli Kombëtar u përpoq me të gjitha format edhe mbas prishjes së marrëveshjes se Mukjes nga sllavo-komunistët që në Shqipëri të mos ndodhte gjakderdhje, që vëllai të mos vriste vëllanë, që djali të mos vriste babanë. Balli Kombëtar u përpoq t’i edukonte shpirtzinjtë kriminelet komunist qe ata te mos bëheshin element të rrezikshëm, por kjo ishte e pamundur.  Kriminelët komunistë filluan luftën vëllavrasëse me një egërsi shtazore, ata vranë në të katërta anët e Shqipërisë. E filluan ne datën 8-9 shtator, te vitit 1943, nga Devolli duke therur me thike kokat e shqiptarëve Zia Gashin nga Kosova dhe Hadi Kazimatin, duhet thënë ashtu siç ka ndodhur, këta kriminel, pasi i kanë prere kokat e tyre janë tallur, duke i gjuajtur me këmbë kokat dhe duke ju thënë, pa çohu Zia dhe çohu Hadi, komandoni ushtarët tuaj trima…. Së bashku me ta ata vranë edhe 4 ballistë të tjerë. E kështu shpirtzinjtë vazhduan barbarizmat në të katër anët e Shqipërisë, vranë me atentat sekretarin e rinisë Ballit Kombëtar Hazis Shara. Masakruan në Matjan të Lushnjes 67 Ballistë, duke i therur dhe duke ju trazuar zorrët nëpër bark dhe duke nxjerrë përjashta organet e brendshme të njeriut, nuk ishin shqiptarë këta? Vranë në Gjirokastër Rukmedin Dino me katër vetë, tradhtuan çetën e Hysni Lepenicës, duke vrarë 36 komandantë çetash. Sërish vranë në Gjirokastër avokat Emin Kokolarin, Tajar Carcanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushin, Sefedin Haderri, Boco Kalon, 70 vjeç, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun me gjithë të birin 15 vjeç, e shikoni sa të pamëshirshëm kanë qene katilët komunist në sytë e të birit vrasin Babain dhe në sytë e Babait vrisnin të birin, vranë Vasil Shainin, Dino Matua dhe Hajlo Lato. Shkoni dhe pyesni në fshatin Libohove të Gjirokastrës kriminelet komunist kanë likuiduar një fshat të terë kanë vrarë 109 burra, njerëz kanë qenë komunistët dhe partizanët? Jo more jo vetëm kriminel.

-Keni akoma fakte…

Po janë shumë! Në mënyrë të pa besë krimineli Mehmet Shehu vret në Dunice të Pogradecit 68 Ballist, ky kriminel nuk ndjente të ngopur me mish ballisti, vrau 22 djelmosha në Martanesh. Vazhdojnë kriminelët, sërish në Korçë çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi në mënyrë më barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenë hundët dhe veshët, u nxorën sytë, u thyen krahët, të pamëshirshëm ju këpusin organet seksuale, këta mundet të quhen heronj. Në Kavajë kapin dhe vrasin dy djelmoshat Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, i hedhin në një përrua dhe ku u kalb mishi i tyre, sërish në Korçë ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithë të birin. Në Tiranë vrasin Azis Camin. E pra të gjithë këta ishin shqiptarë, por tragjedia vëllavrasëse arrin kulmin e saj në përroin e Shipskës në Voskopojë të Korçës, zbulohet krimi i radhës, kufomat e shqiptarëve arrijnë në 180 vet, gjetur pas 3 muajsh të masakruar barbarisht, prerë krahë këmbë e kokë, mbathur me patkonj kali, këtyre mundet t’u thuhet atdhetar dhe patriot? Vetëm kriminelët silleshin kështu. Në Tirane më 14 Nentor 1944 në hotelin Bristol, sot Muzeu Kombëtar vrasin 14 vet: Isamil Petrela tre vëllezërit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Cika dhe kunati i tij, se bashku me pesë të tjerë. Këto janë disa nga statistika, të cilat tashmë janë të dokumentuara, ka edhe raste të tjera dhe nga arkivat tona mund të themi me siguri se janë deri ne 6000 shqiptar, këto krime barbare kanë kryer komunistët në luftën vëllavrasëse ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë në vitet 1943-1944-1945. Për këto të vërteta flas unë, për këto fakte, për këto krime çnjerëzore që kane kryer kriminelët komunistë dhe kriminelët partizan. Po gjatë 50 vjetëve në vazhdim? Veteranë duhet t’ju themi këtyre, patriot duhet t’ju themi këtyre, atdhetar duhet t’ju themi këtyre, vetëm në Shqipëri ndodhin këto gënjeshtra. Mirë, mua nuk më besojnë. Shikoni ketë dokument te ambasadorit Gjerman që mban datën 17 shkurt të vitit 1944, që përshkruan ekzekutimin nga kriminelet komunist mbi 170 Ballist, në fshatin Shipcka të Korçës, apo dhe këtu gënjen Balli Kombëtar. Të gjitha krimet barbare të tyre janë të provuara dhe të dokumentuara, kuptoni ju njerëz që ende ne duhet t’ju themi këtyre të pa shpirtve që nuk kane kuptuar akoma, se duhet të kishin kërkuar ndjesë, por vazhdojnë akoma me fyerje dhe banalitete. Unë mundet t’ju them atyre kafshojeni gojën dhe rrini urtë, dilni dhe kërkoni falje për gjithçka që i keni bëre Shqipërisë dhe shqiptarëve, kërkoni falje publikisht more kriminelë.

-Besoj këto janë mesazhe dhe replika edhe për deklaratat e Porodinit, Xhafës dhe Cicollarit?

Po! Se kuptoj si Xhafa, Porodini dhe Cicollari kanë sy dhe faqe, pa le na bëjnë akoma tradhtar, të pabesë! Dëshiroj t’iu them: “Pushoni dhe mbylleni gojën tuaj të shpifur, sepse vetëm prej jush ka vuajtur ky komb i mjerë, pushoni ore të paudhe dhe të pa fe. I kam lexuar të gjitha shkrimet e tyre me shumë kujdes, jam edukuar ndryshe nga familjaret e mi, kam një kulture tradicionale si gjithë familjet shqiptare, si familje dhe si fis kemi kontributin tonë në historinë e Shqipërisë, kemi dhënë gjithçka, ja kemi bërë hallall kombit tonë dhe do ta vazhdojmë ta japim sa herë të kërkohet, por, kjo është demokracia secili të falsi ashtu siç ai e mendon, kjo është liria e fjalës, kjo e bën edhe gazetën tuaj me demokratike që të ketë edhe mendime të ndryshme, pavarësisht banalitetit, por duhet të flitet realisht me prova dhe me fakte dhe pa e fyer dhe përbaltur atdhetarin dhe patriotin, këtu behet dallimi midis nesh dhe atyre gojë prishurve dhe shpirtzinjve. Ata mendojnë se Shqipëria është vetëm e tyre, nuk ka vend për shqiptarë të tjerë, kurse ne themi se Shqipëria është e te gjithë shqiptarëve pavarësisht nga bindjet, kështu jemi ne dhe ky është dallimi jonë, kjo është e vërteta, pavarësisht me vonesë, por kam bindjen se sa të ngordhi goja e disa veteranëve e këtij tipi si ky komunisti i ngordhur, sa të ngordhi goja e përdalë e Paskal Milos që ka shtrembëruara historinë e Shqipërisë dhe sa te hiqet mendësia komuniste e disa veteranëve të mjerë, mendoj se Shqipëria dhe shqiptarët do të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga kjo ligësi dhe mendësi denigruese dhe e dëmshme për kombin shqiptar. Kjo është e gjitha.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera