E martë, 24 Nëntor, 2026

Administratorja e njësisë 4 Liri Kasa Qoshi mesazh në Ditën Botërore të Vajzave

Share

Administratorja e njësisë numër 4 në Bashkinë e Tiranës, Liri Kasa Qoshi ka reaguar sa i takon Ditës Botërore të Vajzave. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave! Kush ka vajza…boten  ka…  Fuqia dhe ndikimi i vajzave e bëjnë shoqërinë më të mirë, më të paqtë e më humane –  investimi te edukimi dhe fuqizimi i vajzave duhet të jetë mision i të gjithëve!  #InternationalDayofTheGirl #Supportyourdaughter”, shkroi administratorja Qoshi në rrjetet sociale.

 

Pse është zgjedhur 11 tetori?

Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 Tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.

Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012.

Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, etj.

Sipas fakteve botërore të mbledhura enkas për këtë ditë, përreth globit, vajzat janë tri herë më shumë të kequshqyera se djemtë. Çdo vit rreth dy milionë vajza të moshës 5 deri në 15-vjeç janë të trafikuara, të shitura ose të detyruara të punojnë në tregtinë e seksit, gjithashtu vajzat vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta si në arsim dhe në shërbime të tjera bazë.

Te tjera

Lajme te tjera