E shtunë, 18 Janar, 2025

Abazoviç: BE të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për parandalimin e konflikteve në Evropë

Share

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që kërkojnë të anëtarësohen në bllok, në mënyrë që skenarë të ngjashëm si në Ukrainë të mos ndodhin në rajone të tjera të Evropës.

”Ky moment është shumë vendimtar për Evropën, ndoshta edhe për botën. Shpresoj që lufta ruse të ndalet menjëherë. Por, ne duhet të dërgojmë një mesazh që BE-ja ta kuptojë se vendet që duan t’i bashkohen dhe janë shumë larg në procesin e zgjerimit, duhet të kenë një, le të themi, një rrugë të shpejtë në këtë moment nëse ne nuk duam të kemi të njëjtin problem si në pjesën tjetër të Evropës”, tha Abazoviç.

Ai theksoi se ishte habitur kur pa vendet e BE-së dhe NATO-s të bashkuara në mbështetje të Ukrainës, duke shtuar se ”nuk e prisja që të gjithë do të punonim së bashku për të promovuar një grup të vetëm politikash. E kam fjalën për dy javët e fundit”.

Ai tha se Mali i Zi do të vazhdojë të zbatojë sanksionet kundër Rusisë dhe se brenda vendit të tij do të gjurmohen pronat e oligarkëve rusë.

Abazoviç theksoi se vendi, pavarësisht përmasave të vogla, mbështet plotësisht partnerët e NATO-s dhe BE-së.

Te tjera

Lajme te tjera