E shtunë, 1 Gusht, 2026

“A ka lumë Dodon në Tomor a Çamëri që derdhet në Aoss-Vjosë z. Sazan Guri?!”, Sami Dake sfidon publikisht Sazan Gurin dhe zbardh të vërtetën pellazgjike të Kamnikut Neolitik: Boll me mite, Dodona është në zemër të Kolonjës, jo në Tomor!

Share

Nga Sami Dake, studiues

Debatin me Profesorë e konsideroja të mbyllur me shkrimin “Qytet Dodonë nuk ka dy, as tre e as në Tomor e Leskovik, por vetëm Kamniku Neolitik” zoti Sazan Guri dhe zotërinj të Akademisë “Rrënjët Tona” botuar në Gazetën “SOT” dt 13 nëntor 2023. Ai u bind me argumentet shkencore dhe në prani të kolegëve më sugjeroi ta c/oja librin tek ata që ta c/certifikonin studimin Dodona. Çuditërisht ka ndërruar mendje pasi “ka gjetur qendrën e orbitës së planetit”. Ai nuk la fjalë e toponim pa përmendur nga vepra “Tomori dhe Dodona Pellazgjike” 1936 i enciklopedistit Perikli Ikonomi por emrin dhe “E vërteta e Dodonës ende nuk është përcaktuar” (fq. 37) apo “75 % e botës historiko janë të bindur se Dodona ka qenë andej nga Janina” nuk e përmendi. Dodona me shpresa të pakta se do të gjendej kërkon titanë ta konceptojnë, mbrojnë e promovojnë si zbulim i shenjtë historik. Zhdukja prej helenëve, romanëve, bizantëve, e çdo gjurme dodoniane të qytetit e qytetërimit të Faltores Hierore, Tempull më i lashtë mbi Dhe e vështirësuan zbulimin e tij të kërkuar anë e mbanë Epirit të Ri por kurrsesi të pamundur. Toka e shenjtë e stërlashtë ruante në gji si flori në shkëmbin Kamnik dëshmi arkeologjike të parat mbi Dhe që provojnë thëniet e krejt të lashtëve dhe të Homerit “Dodonë e Largët, perëndi Pellazge” dhe “Mbret i pellazgëve e i dodonave, o Zeus, Ti që sundon edhe Dodonën” të cilat Ju dhe Prof. të tjerë nuk i konceptoni dot thëniet e Tij e c/farë mesazhe përcjellin ato. Inferioriteti për paraardhësit tanë pellazgë mbuloi me pluhur margaritarin e lënë nga të parët arjanë u mjaftua me shpalljen monument kulture të kategorisë së parë pa asnjë përpjekje të futet e mbrohet nga UNESKO. Pirateritë shkatërrojnë trashëgiminë botërore, varre të lashta, zanafillën e dialektikës njerëzore e të qytetërimit botëror ku burojnë të gjithë qytetërimet. Zbulimi i qytetit Faltore Hierore, margaritari që nuk ja dinim vlerën e artë bëhet me dëshmi arkeologjike, simbole mitologjike, gjurmë, toponime, burime të shkruara, gojëdhëna, etj në terrenin konkret e gjuhësor. Të lashtët e përshkruajnë Dodonën si të lindur e rritur në Kamnik. Lisi i Mirë Kamnik, simboli kyç e ADN-ja Dodonë dëshmon të vërtetën. Faktin Lis Dodonë e thekson Homeri: “Uliksi në Dodonë të njohë nga gjethet e Lisit të Zeusit se kur ish shkruar në Atdhe të kthehej, fshehur apo ditën për diell”. Hesiodi “Dodona dhe lisi qendra e pellazgëve”. Herodoti nga gojëdhënat që dëgjoi në Dodonë: “Ky [pëllumbi] qëndroi në një dushk”. Straboni: “Lisi u transferua në Dodonë” etj 27 autorë shkruajnë për lisin e shenjtë në Dodonë. Robert d’Angelu thekson faktin “pellazgët ose tuskët e dushkut të Dodonës në Epir nën drejtimin e Tirenit, birit të Manes zbarkuan në Spina” (fq 64) dhe “Dodonasit e qytetit të Dodonës në Epir” që ishin pellazgë, kishin ndërtuar afër një pylli prej dushku një tempull. Emigrantët me këshillën e orakullit vajtën në Itali edhe më larg në viset e galëve e të keltëve dhe në Gali, Angli, Irlandë. Pellazgët e Dushkut të Dodonës vepruan si misionarë”. (f.193).

Toponimet e priftërinjve Sela, Sellarë, Varet e Selës, Selenicë dhe Kodrat e Manes, Guri i Manes e Sheshi i Manes me gojëdhënën u prish Maneja nga mentë se i iku njerëzia, Varet e Lisi i lopëve, bregu i Vidhit, Hije, Armovë, Dhrom, Guri i Liskac/it, Rrethje, Fishok, Kurtullesh, Furra, Çukë, Menckë, Kushtaz, Uji i qelbur, etj, flasin për selët e fiset që kanë banuar rreth Dodonës.

Kufizimet Zot e Korie e Vjetër në Luadhe te Lisi i Mirë flasin për orakullin e famshëm në një pyll me lisa e pëllumba që mbaheshin të shenjtë në qytetin Dodonë. Guva e Himos, vend i shenjtë i lashtë ku festohej dita e Perëndisë për Shëngjergj më 6 maj është Olimpi Dodonë që thonë të lashtët “tjetër është Faltorja Hierore dhe tjetër shtëpia e Perëndisë Dodonë”.

Toponimet Vilë, Vëshnik, Kullë e Rahut, kullë e Frëngut, Xhajmas, Rajan, Radom-Stradom, Novoselë, Guri i Qytetit me gdh nga maja e tij dukej Stambolli, etj thonë shtrirjen e qytetit më gjerë Kamnikut. Shkëmbi i Larmë, Mekam, Kullë roje Manastiri, Manastir, Luadhet e qytesë, Kisha e Shkëmbit, provojnë Peshkopatën e Vjetër kur Faltorja u bë qendër Peshkopale dhe Tempulli u trasferua në Kishë.

Toponimet dhe gjurmët janë të pafundme edhe pse janë shpërdoruar gjatë shekujve. Shkëmbi plot shpella në gjendje fillestare e të bllokuara janë Gurrat Mitologjike ku lindi tempulli më i lashtë mbi Dhe. Shpella ngado shkëmbit presin të studiohen se gojëdhënat dhe gjurmët flasin për një qytet të tërë në zemër të shkëmbit. Tridhjetë kala ka rreth asaj të Kamnikut e certifikuar më e lashta mbi Dhe si fenomen i rrallë me gurë të thyer skrapat pa kurrfarë lidhjeje në formë muri ledhor fortifikues mbrojtës.

Dëshmitë arkeologjike të jashtëzakonshme nga veglat e punës te qeramikat me lustrim para pjekjes në komplekse furrash janë të rralla ku mbizotërojnë objektet e kultit dodonian të pa gjetura në asnjë vend të Europës dhe më gjerë ku prej tyre janë shpallur trashëgimi kulturore me status të veçantë.

Burimet rrëzë shkëmbit, përfund Faltores Hierore janë të shumtë. Homeri e përshkruan bukur dhe i kthehet disa herë hyjnisë së Skulakes, Titarezi i këndshëm, Izvori ynë me ujërat e lehta me shumë gojëdhëna që provojnë lumin e nëndheshëm Skyle ose Stiksi, ujerat e të cilit qëndrojnë si vaj ulliri në rrymë të Penesë e derdhen në lumin Aoss të Homerit ose Vjosës së egër hyjnore dhe të vrullshme. Ujërat e Tomorit di që derdhen në Seman apo ka ndonjë lumë që derdhet në Vjosë siç thotë Homeri?!

Po ka u kërkoj ndjesë të gjithëve që aludojnë për qytetin Faltore në Tomor. Ata që pretendojnë në Janinë të thonë një prua në Çamëri që derdhet në Vjosë. Ju nuk kini asnjë provë e fakt për Faltoren Hierore, Shtëpinë e Perëndisë, Lisin e Shenjtë por flisni në përgjithësi me ca toponime në tërë Beratin që janë më pak nga disa prej të cilave numërova më sipër. Prof. Skënder Aliu sjell pa fund gjurmë në veprën “Kolonja” me mbi 400 faqe dhe për Kamnikun Neolitik shkruan rreth një faqe.

Mirëkuptomë e studiomë arkadhashi im se do të gjesh shumë fjalë të vjetra safi shqipe. Unë flas me fakte e prova dhe jo me opinione e dëshirë personale. Ju nuk e merrni në konsideratë përçundosjen që i është bërë Dodonës në mbi dy mijë vite nga pushtuesit e shumtë. Pelegrinazhi në Kamnik kohëve të vjetra bëhej si sot në Kishën e Lac/it. Unë flas për zbulimin historik më të lashtë mbi Dhe. Dodona të konceptohet do titanë të mendjes dhe shpirtit larg interesave provinciale dhe dëshirave personale.

Dodona nuk prek asnjë ngjarje të pastajme por zbardh e plotëson zbrazësi të mëdha në historinë shqiptare, të njerëzimit dhe të qytetërimit botëror. Ajo nuk e cënon Baba Tomorin për të cilin edhe unë shkruaj me nostalgji. Dodona e saktësuar në Epirit është Faltorja Tempull më i lashtë mbi Dhe, vlerë universale e njerëzimit, konkretisht rrënojat në majë të shkëmbit të Larmë Kamnik, Orakulli më i vyer për njerëzinë Lisi i Mirë dhe shpella e Himos shtëpia e Perëndisë janë fakte të padiskutueshme.

Dodona është Krijuesi i Gjithësisë e jo mbret i dimrave që thoni Ju. Studiomë e del mbi egon personale për çështjen kombëtare. Falënderoj studiueset Kujtim Mateli, Rron S. Shkamborri, Viol R. Algionasi, etj, që deklarohen publikisht për “Dodonën Nënë Kamniku Neolitik Kolonja” dhe Sami Dake ka të drejtë. Shprehuni publikisht Ju dhe të tjerët. Rreshtohuni pas Tyre dhe të shtrëngojmë radhët me ata miliona që shprehin interes për Faltoren Hierore. Vëllimin e tretë Dodona e kam bërë publik për të gjetur njerëzit e duhur të devotshëm për çështjen shqiptare të nëpërkëmbur në mijëvjeçarë. Shkrimet e spikatura e më të goditura shkencërisht do të jenë recencat e studimit Dodona në faqet e para. Konceptimi i Dodonës vlerë universale e njerëzimit, zbulim i jashtëzakonshëm historik, qyteti i Zotit, do ta shndërrojë margaritarin Kamnik në burim mirëqenieje, futjen në BE dhe rrugën e Zotit. Dy tempujt e njerëzimit, Faltorja Hierore Dodonë, Tempulli e sendi konkret i Krijuesit dhe Tempulli i Zeusit, Orakulli më i vyer për njerëzinë do ta kthejnë Kamnikun në qendrën e edukimit të shenjtë dhe patriotik të brezave të sotëm dhe që do vinë në të ardhmen e largët ndaj insistoj të futet e mbrohet nga UNESKO. /Gazeta Sot/

Te tjera

Lajme te tjera