E martë, 10 Nëntor, 2026

Mbi 650 mijë pensionistë pritet të përfitojnë rritje të pensioneve nga 1 tetori, tjetër bonus në dhjetor, zbardhet plani i qeverisë

Share

Mbi 650 mijë pensionistë pritet të përfitojnë rritje të pensioneve që nga 1 tetori dhe tjëtër bonus në dhjetor. Lajmin e mirë për të moshuarit e ka zbuluar dje deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili nga foltorja e Kuvendit njoftoi se pensionet do të rriten me 8.6% për të gjitha kategoritë. Po ashtu ai deklaroi se edhe në Dhjetor për festat e fundvitit të gjithë pensionistët do të marrin bonusin e përvitshëm. “Që nga data 1 tetor e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrë rritje të pensioneve me 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritur të inflacionit për pensionistët. Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muaj në vijim në buxhetet e pensionistëve 3.2 miliardë plus kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferojë te pensionistët 12. 1 miliardë lekë. Kjo është fatura e plotë. Ndërkohë që nga dhjetori i vitit që shkoi deri më 1 tetor janë 11.7 miliardë lekë që janë transferuar ën buxhetet e pensionistëve. Kësaj shume do t’i shtohet edhe bonusi i pensioneve që është për t’u paguar në dhjetor”, deklaroi ai. Por nëse bëjmë një përllogaritje  pensionistët do të përfitojnë një rritje  nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë në muaj në varësi të nivelit të pensionit që ata përfitojnë. Megjithatë do të jetë vendimi i qeverisë ai që do të saktësojë dhe specifikojë indeksimin e pensioneve, i cili vjen në nivel më të lartë për shkak të rritjes së çmimeve. Fondi që do të përdoret për bonusin e pensionistëve do të alokohet nga taksa e jashtëzakonshme që është vendosur për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike. Gjatë vitit të kaluar  pensionet u indeksuan në nivelin 9.5% si një masë për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve  që erdhën si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë.

Te tjera

Lajme te tjera