E premte, 7 Gusht, 2026

Albin Kurti “non grata”, çfarë po ndodh me fatin e kryeministrit të Kosovës pas “fake news”-it” të Edi Ramës, si doli blof kreu i qeverisë shqiptare

Share

Rigels Seliman

Koha, treguesi më i mirë i të vërtetës tregoi se kryeministri Rama është mashtrues i madh. Kreu i qeverisë shqiptare edhe pse një piktor i dështuar, një kryetar bashkie i dështuar, si edhe një kryeministër i dështuar, në momentin që erdhi në krye të vendit zgjodhi taktikën e tij, ku si kundërshtarë nuk zgjodhi politikanë, por shënjestroi median. Nëse i përmbledhim të gjitha ofendimet dhe kërcënimet e Ramës ndaj gazetarëve dhe medias nuk do të na mjaftonte e gjithë gazeta për t’i shkruar. Por këtu po përmendim vetëm ofendimet më të rënda të lëshuara vetë nga goja e Ramës si asnjë politikan tjetër: Kazan, derra, zuzarë, Kadrinj, derrhane, hipokritë, parazitë, gënjeshtarë, avokatë gjynahqarë të krimit, dembelë, armiq, të papërgjegjshëm, të palexuar, gazetarëve tu vijë turp, gazetarët torolisin miletin, gazetarët janë shkaku i problemeve të vendit, gazetarët përçojnë akuzat si tel bakri, amplifikatorë thashethemesh, katund mediatik, qen, idiotë, të paditur, injorantë, flasin përçart, kokbosh, të pirë. Madje shpesh së fundmi i akuzon se kur japin lajme nuk mbështeten në burime. Por nëse gazetarët me lajmet e tyre janë kazan, Rama rezulton të jetë “kryekazani”, pasi gënjeu hapur të gjithë shqiptarët për informacionin nga burimet e tij më datën 8 qershor të këtij viti se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do futet në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të konfliktit në Veri. Gjithashtu mediat e blera nga Rama përveçse raportuan qëndrimin e tij për Kurtin filluan që të pasqyronin dhe zëra të tjerë që mbështesnin këtë tezë. Për këtë u kujdes “gebelsi” i tij mediatik, Endri Fuga. Personazhi që është marrë gjithë këto kohë me lavazhin e trurit të qytetarëve duke kontrolluar dhe disa media me blerje dhe pazare. Gebelsi i Edi Ramës mban çelësat e zyrës së propagandës. Për të gjitha ata që nuk e dinë, Geblesi ka qenë ministri i Propagandës së Adolf Hitlerit.

Si doli blof Rama

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga lajmi i Ramës, i cili rezultoi një “fake news”, SHBA i ka dhënë shpesh gjithë këtë kohë “shuplaka” qëndrimeve të liderit shqiptar pasi amerikanët kanë treguar se Kurti është partneri i tyre më i besuar. “Albin Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri ynë. Serbia është partneri ynë. Pra, në të ardhmen duam të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë”. Ky ishte qëndrimi i qartë dhe i prerë i amerikanëve.  Kryeministri kosovar jo vetëm që nuk u fut në listën e zezë, por që nga deklarata e Ramës, zyrtarët më të lartë Bashkimit Evropian, por edhe nga SHBA zbarkuan në zyrën e tij. Duke nisur nga Borrell, Lajçak, Escobar, kryeministra të shteteve të ndryshme të BE, dhe duke përmendur edhe telefonatën me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ndërkombëtarët ishin të gjithë në radhë për tek zyra e Albin Kurtit. Pra kur Ramës nuk i pëlqen e vërteta që media i plas në fytyrë, ai nis sulmet ndaj gazetarëve duke e çuar vëmendjen e qytetarëve tek sherri dhe banaliteti. Në kohën kur ishte në opozitë, Rama i cilësonte mediat si mjetet më të rëndësishme të fjalës së lirë dhe të rëndësisë për të pasqyruar tek publiku të vërteta që qeveria e asaj kohe sipas kryeministrit aktual, po i mbulonte. Por pse sot, kur po e njëjta media zbardh, denoncon apo komenton mbi çështje të ndryshme të aktualitetit politik, social e ekonomik kur preken interesat e Ramës del se është “kazan” dhe kur gënjen hapur Rama askush nuk flet. A nuk është në këtë rast edhe kryeministri Edi Rama një kazan i madh, një tel bakri, një amplifikator thashethemesh, pjesëtar i katund mediatik, qen, idiot, i paditur, injorant, flet përçart, kokbosh, i pirë?

Te tjera

Lajme te tjera