Spartak Ngjela: Sali Berisha ka qenë vegël e serbëve qysh në vitet ’90, ja si i nisi pazaret me ta dhe çfarë po gatuan në prapaskenë për të mbijetuar në politikë
Rigels Seliman
Avokati dhe juristi i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, si dhe atë në Kosovë e Serbi, ndërsa ka treguar detaje interesante, duke fshikulluar kështu kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe liderë të tjerë të Ballkanit. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive këtë fundjavë, avokat Ngjela akuzoi Berishën se është vegël e serbëve qysh prej viteve ’90, pavarësisht se kreu i “Foltores” përpiqet të tregojë se është një politikan patriot që dëshiron të mirën e Kosovës dhe Shqipërisë. “Ishte një turp në vend që të dal të thotë më falni se gabova del edhe thotë u bë. E para nuk mund të bëhej dot për strukturën ekonomike që ka vendi ynë. Ata në ‘90 me urdhër të Beogradit eliminuan 500 fabrika në Shqipëri. Ishin ato të gjitha këtu dhe unë pyeta në Çeki si u bë kjo puna e industrisë që u mbyll se ra komunizmi e mbyllëm tha u forcua kapitali dhe e bleu kapitali privat. Saliu dogji 500 fabrika dhe shet dëngla, s’ka shtet këtu”, deklaroi ai.
Pakti Berisha-Rama
Më tej avokati Spartak Ngjela është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të ik urgjentisht nga politik. Madje ai theksoi se Rama mban Sali Berishën dhe anasjelltas, ndërsa nënvizoi se kryeministri duhet të kërkojë votëbesim në Parlament. Sipas tij, tashmë është vetëm fillimi i krizës ndërsa foli për përfundimin e “Ballkanit të Hapur”. “Këta janë armiqtë tanë, kanë akoma territoret tona, ne s’kemi kryeministër aktiv që nuk flet asgjë. Shqipëria duhet të ishte forcë se janë dy shtete, ai duhet të iki urgjentisht nga politika sepse Saliu nuk ka mundësi që të vij në pushtet. Ky mban Saliun dhe Saliu mban këtë, tani del dot ky që të suportojë këtë jo, të dorëzohet dhe të shkoj në Parlament dhe të bëjë votëbesim. Ky kërkoi të dilte nga Open Balkan, pasi donte një kredo por do vij një moment b i krizës dhe në momentin c të tërhiqet”, u shpreh ai.
Dështimi i nismës “Ballkani i Hapur”
Ndërkohë avokat Spartak Ngjela, e ka cilësuar nismën e “Ballkanit të Hapur” si një dështim. Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama shpalli fundin e kësaj nisme, ndonëse deri dje e mbronte me fanatizëm. Por Ngjela theksoi se Rama duhet të kërkonte falje e jo të thoshte se “Open Balkan” e mbylli misionin. Sipas tij, nga kjo nismë dëmtohej Shqipëria dhe Kosova. “Dështim ishte. Nuk mund të realizohej. Që të ekzistonte ‘Ballkani i Hapur” Shqipëria duhet të ishte free zone. “Ballkani i Hapur” nuk na dha asnjë gjë. Rama e kishte bashkë me Vuçiç këtë nismë. Nuk ka prodhim industrial. Ajo që e dërmoi këtë nismë ishte se nuk e pranoi Kurti. Në vend që të thotë më falni se gabova, thotë mbaroi. Për strukturën ekonomike që ka Shqipëria nuk mund të bëhej. Nëse do bëhej Shqipëria do përfundonte në koloni”, tha ai. Ndërkaq, Ngjela theksoi se është skandaloze se si Rama e shpalli vëlla Aleksandër Vuçiçin. Sipas tij, ai ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të Millosheviçit dhe Rama e cilësonte si “vëlla. “Rama del e thotë e kam vëlla. Ai ka qenë një nga njerëzit më të ndyrë të Millosheviçit. Ka qenë ministër i tij. Problemi tani është se ndërprerja është pozitive. Gjithsecili ka të drejtë të japë mendimin e tij se pse u bë. Unë duke u nisur nga historia në lidhje me serbët, duke e ditur se ata kanë pretendime territoriale dhe duke e ditur se shkëputja e Kovë si ka dërrmuar, 4 analistë të vjetër kanë thënë: Lufta e Tretë Botërore shpallet për Kosovën”, theksoi ai. Nga ana tjetër, Ngjela ka zbuluar se Vuçiç i kishte kërkuar takim kur ishte në një delegacion. “Vuçiç ka qenë nga njerëzit më të ndyrë të Millosheviçit, ministri i tij më ka kërkuar takim kur isha në një delegacion. Më mirë që ndodhi ndërprerja se është pozitive, por duke u nisur nga historia në lidhje me serbët që ata kanë pretendime territoriale të mëdha këtu. 4 analistë të njohur Anglisë në vitet ‘70 kanë thënë lufta e 3 botërore shpallet për Kosovën”, nënvizoi avokat i njohur, Spartak Ngjela.
