Nga Rigels Seliman
Tensionet në Veri të Kosovës nxorën zbuluar Edi Ramën, si avokati i vetëm i politikës filo ruse të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Evropë. Rama po shfaqet si një tradhtar që po ja kalon edhe Esat Pashë Toptanit. Kryeministri shqiptar po përdor terminologjinë e Vuçiçit dhe ka shndërruar Shqipërinë në një vasal të Beogradit. Rama me qëndrimet e tij të forta kundër lidershpit kosovar vazhdon të mbrojë aksin Beograd-Moskë, njësoj si me “Ballkanin e Hapur”, të cilin Lavrov e cilësoi hapur si projekt rus. Ashtu siç bëri dhe me kërkesat ndaj SHBA-BE që të mos i bëjnë presion Vuçiçit për sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse Serbia është kthyer në prapavijë të fuqishme të Rusisë që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Këtu përmendim dhe rolin e tij si promotor të shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi, pasi ai ka qenë dhe i vetmi, që është vetëofruar në këtë rol për misionin tradhtar të dhënies Serbisë të territorit të Kosovës të fituar me gjak, martirizim dhe sakrifica.Gjithë këto ditë Rama ka kritikuar ashpër qeverinë e Albin Kurtit si fajtore për tensionet në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të gjithë shqiptarë u kundërshtuan nga serbët lokalë. Por teksa Kurti të vetmen gjë që bëri ishte zbatimi i Kushtetutës dhe çdo veprim u bë në përputhje të ligjit, pasi edhe ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet, strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale, të udhëhequra në prapaskenë nga Vuçiç, sulmuan policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Rama i hyri kësaj valleje që në momentin që kritikoi Kosovën dhe në vend që të qëndrojë përkrah shqiptarëve, vazhdon të mbrojë komandantin e ushtrisë Vuçiç për luftën anti-shqiptare që po provokon. Ndërkombëtarët e kanë treguar qartë se është Vuçiç që po shkel marrëveshjen e Ohrit ku u miratua plani franko-gjerman. Kosova i ka respektuar një për një detyrat. Edhe pse Rama të gjithë inatin e ka me lidershpin kosovar, zgjodhi momentin më të gabuar për të mbështetur presidentin serb.
