E martë, 24 Nëntor, 2026

Si u kthye Gazment Bardhi nga numri 2 i PD në marionetë e Sali Berishës kundër Lulzim Bashës, njeriut që e futi në politikë dhe Parlament

Share

Nga Rigels Seliman

Po të mos ishte për zemërgjerësinë e Lulzim Bashës, Gazment Bardhi nuk do të shikonte as me dylbi politikën dhe Parlamentin e Shqipërisë. Në vitin 2021, Lulzim Basha ishte kryetar i Partisë Demorkatike, ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të po atij viti, ai vendosi në listat fituese të PD shumë emra dhe bashkëpunëtorë të tij, njëri prej të cilëve ishte dhe zoti Bardhi. Ky i fundit edhe pse thuhet se ka pasur idhull Berishën, madje në gjithë shtëpinë e tij mbante varur fotot e Berishës, “luftoi” fort që të bëhej deputet, por pa rezultat. U desh bujaria dhe vendimi i Bashës, që ai të katapultohej në politikë dhe Kuvendin e Shqipërisë, pasi deri para vitit 2021, ai ishte thjeshtë një jurist anonim që gdhihej e ngrysej e madhe frymëzim kishte vetëm Sali Berishën. Mirëpo ky i fundit disa javë pasi Bardhi u zgjodh deputet në Qarkun e Elbasanit, ku ishte drejtues politik i Partisë Demorkatike dhe i pari në listë (në 19 maj të vitit 2021), u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, teksa akuzohet për korrupsion dhe minim të demokracisë. Në shtator të vitit 2021 një ditë para se të konstituohej Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Basha i kapi të gjithë në befasi dhe me një guxim të pashoq, u rreshtua krah SHBA-ve, ndërsa përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demorkatike, Sali Berishën. Ky vendim i Bashës u përshëndet nga të gjithë dhe shumica e grupit parlamentar demokrat, njëri prej të cilëve ishte deputeti Bardhi, i cili deri para disa ditësh mburrej me këtë veprim të marrë nga ish-kreu demokrat kundrejt liderit historik të PD. Por kjo “dashuri” Bardhi-basha, nuk zgjati shumë, për shkak se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike u xhindos dhe ndryshoi kurs 180 gradë, duke u hedhur në prerin e Berishës. Gjithçka nis pak ditë më parë, kur Basha dha sinjale se do të rikthehet në krye të PD. Ky vendim i Bashës, si duket nuk u prit mirë nga zoti Bardhi, i cili nga numri 2 i demokratëve u kthye në marionetë e Sali Berishës kundër Lulzim Bashës, njeriut që e futi në politikë dhe Parlament. Bardhi krenohej dhe përbetohej se Berisha tashmë i përket të shkuarës pas shpalljes “non grata”. Mirëpo këto deklaratë u tretën si kripa në ujë, çka tregon se ai ka qenë një agjent i Berishës dhe se gjithçka ka bërë ka qenë thjeshtë një lojë e fëlliqur në kurriz të demokratëve.

Te tjera

Lajme te tjera