E shtunë, 3 Tetor, 2026

Përveç I.M , dhjetëra politikanë të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit, drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve zbardh të dhënat e fundit se çfarë po ndodh me spiunin Ilir Metaj dhe deklaron se po zbulohen të gjitha provat që fshehën komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”

Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta Metaj dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit kur ishte student në fund të viteve ’80. Pak kohë më parë doli se ekziston një dosje, ku ai ka mbajtur pseudonimin me iniciale I.M., ndërkohë që ka spiunuar shokun e tij që dyshohej se do arratisej nga vendi. Në vjeshtë të vitit që lamë pas u miratua një ligj që mundësonte hapjen e dosjeve dhe në ditët në vijim duket se do hidhet dritë mbi spiunllëqet e ish-presidentit dhe homologëve të tij që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit, por që për fat të keq disa prej tyre janë ende sot në politikë dhe administratë, pasi iu kanë shpëtuar filtrave të hetimit. Por për të mësuar më shumë rreth të shkuarës së herët të ish-sigurimsave, ka folur në një intervistë drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Gentiana Sula. Kjo e fundit thekson se përveç I.M, janë me dhjetëra politikanë të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit. Madje mes të tjerash, zonja Sula teksa zbardh të dhënat e fundit se çfarë po ndodh me spiunin Ilir Metaj, bëri me dije se po zbulohen të gjitha provat që fshehën komisionet “Bezhani” dhe “Mezini” sa i takon ish-sigurimsave, të cilët ja hodhën paq, pavarësisht zullumeve që kanë bërë duke marrë në qafë njerëz të pafajshëm.

-Zonja Sula, ju jeni në prag të raportimit vjetor në Kuvend, është kuptuar kush ka qenë puna e autoritetit, mund të ndalemi tek një nismë nga ana juaj mbi vendbanimet e të burgosurve nga burgjet e komunizmit?

Në fakt çështja e të pagjeturve ishte diçka që ne jemi përballur me krijimin e institucionit. Ajo që ne kishim përpara ishin fatet e familjarëve që kërkonin të afërmit e tyre dhe nga ana tjetër kufizimet që kishte institucioni, sepse ne jemi një institucion që kemi një kuadër ligjor, kemi një fushë veprimi. Ne e bëmë prezent problemin, bëmë botime të caktuara të problemit që po rritej dita-ditës, i kërkuam Parlamentit që të na jepte një kompetencë shtesë, të paktën të referonin rastet në institucione të tjera, gjë që na u dha, pastaj kërkuam shtesë personi edhe kjo na u mundësua. Pastaj në muajin dhjetor kërkuam që të  bënim hetime më të thelluara administrative, me ndryshimet e  para ligjore ne iu drejtuam arkivave të tjera. Duket sikur nuk ka dokumente, por ne kemi gjetur informacione të rëndësishme. Ne kemi mbledhur dëshmi të personave dhe të familjareve dhe dokumentacioni tregon se në 4 vendvarrime tregon se aty mund të ketë të varrosur.

-A ka projekte të tjera, ku dyshoni ju se mund të ketë vendvarrime të tjera që mund të orientoheni, ndërsa nuk ka një shifër të saktë të të zhdukurve po thuhet se përafërsisht është 6 mijë?

Shifra 6 mijë është kalkuluar në këtë mënyrë, ku bëhet fjalë për personat e dënuar me vdekje. Nga shifrat zyrtare janë rreth 4800 të dënuar me vdekje dhe bëhet fjalë për të dënuar politik. Si persona që përbënin një rrezik për sistemin e kohës dhe qëndrimi i tyre ishte  ndryshe nga regjimi. Bëhet fjalë për një shifër që nuk është e vogël, pastaj kemi edhe shifrën që janë të vdekur në qeli është rreth 900 dhe vrasjet në kufi që edhe kjo shkon tek 900. Atëherë ishte e palejuar të kalohej kufiri dhe nëse bëhej tentativa atëherë personi qëllohej. Ka edhe individë të caktuar se janë zhdukur për të cilët familjarët janë në pritje dhe për ta thuhet se sistem i ka rekrutuar, vrarë. Kërkimi lidhet me një kërkesë familjare dhe më pas  duhen  identifikuar dhe familja duhet ta japin ADN, pa familjarët identifikimi mund të rri pezull.

-Kanë kaluar shumë dekada në fakt, familjarët mund të jenë përpjekur shumë gjatë këtyre viteve për ti gjetur të dashurit e tyre dhe mbase nuk ja kanë dal, pse mendoni ju se ka ndodhur gjithë ky hezitim nga institucionet?

Është edhe pak komplekse çështja për shkak të identifikimit, teknologjia e ADN-së  nuk është se disponohet se është e kushtueshme dhe është ADN-në e eshtrave. Thonë shpesh se janë dënuar me dënim gjyqësor të kohë, nuk bëhet fjalë për faktor në kontekstin e  sotëm por për të pafajshëm. Ne kemi mundësi që ti pyesim ata që dinë dhe ka konfidencialitet dhe do të ketë edhe penalitete përmes gjobës. Mendoj se jemi më afër se kurrë.

-Ju jeni një pritje të një vendimi qeverisje që do të rregullonte procedurat e identifikimit dhe për rikuperimin e trupave të personave të zhdukur, çfarë do të thotë kjo?

Ne do të bëjmë qartësimin e dyshimeve, nëse nuk rezulton me proces gjyqësor jo të rregullt atëherë kjo është një vrasje joligjore. Edhe sot ndodhin vdekje në qeli, në të gjithë botën, por ajo që e bënë të veçantë fenomenin janë tre gjëra. E para është që vrasjet nuk hetoheshin nëse ka vdekur në qeli, apo shkaku, mungesa e hetimit dhe edhe pasi ka ndryshuar sistemi nuk ka pasur proces hetimi nga shteti, vetëm familjarët janë përpjekur. Pak kohë më parë, në Tepelenë një banor na tha se ishte duke bërë themelet e shtëpisë dhe gjeti skelet njeriu dhe këto ishin informacione që ja kemi komunikuar Prokurorisë.

-Ju nuk e ndjeni veten si të izoluar që merreni me ketë veprimtari?

 Sa kohë që ka rënë skepticizmi, sa kohë që ka lëvizje, njerëzit sot e din, janë bërë hetime, kanë ndodhur shumë gjera, po ndodhin avash, por që po ndodhin. Në këto kushte them se do ketë lëvizje, VKK-në ne e kemi çuar, mund të ketë nevojë që të jetë më e përforcuar, por ngelet për t’u parë, por ne duam që qeveria ta marr në konsideratë dhe ne të fillojmë nga puna.

-Një problematik thoni ju ka qenë se një numër i të zhdukurve kanë lindur në internim ose janë internuar kur kanë qenë minoren dhe thoni që për këta nuk ka të dhëna, pse nuk ka të dhëna për ta?

Ne jemi në dijeni të gjithë që kemi jetuar në atë kohë, që kur internohesh familja fëmijët i merrte me vete në shumicën e rasteve, por internimi jepet në emrin e adutit dhe jo fëmijës dhe është e vështirë për institucionet që të thuhet se fëmija është i internuar. Kemi raste që ka lindur në internim dhe janë mes nesh, janë familje që e kanë përjetuar. Një fëmijë në internim pa mbështetjen e babait, me traumën e internimit të familjes, me ndërrimin e banesës nuk është më pak i dëmtuar se prindi i tij dhe ishin më të pambrojtur se prindërit. Ka disa që kanë pësuar truma dhe nuk janë sot të aftë për të punuar, ne do mundohemi që të dokumentojmë disa shembuj dhe t’ja vënë në dispozicion institucioneve.

-Keni kërkuar për ndryshimeve ligjore për të pasur më shumë akses dhe pasi ju publikuat dosjen për shtetasin I.M, profil i lartë politik u konsiderua atëherë dhe se ishte Ilir Meta, çfarë ka ndodhur më tej?

Ka mënyrë se si media mund të informohet për çdo rast. Ishin 6 emra që ishin identifikuar, por numri shtohet dhe është shtuar akoma derisa ndryshoi ligji. Ne kishim një problem të standardit, nuk përputhej standardi i ligjit tonë me standardin e komisionit të mëparshëm dhe kur ligji thoshte mos i prek ato ne dosjet ku ato figuronin ne i kishim hapur për qytetarët. Ne këto raste kemi deklaruar, por përtej emrave ishte papërpuethshmëria e dy standardeve. Ata nuk kishin arkivë dhe arkiva jonë shtohet çdo ditë dhe ata të komisionit nuk kanë pasur arkivë. Komunikimi ka qenë sekret dhe ne vazhdimisht që të komunikojmë. Çdo institucion, çdo personel që konstaton shkelje të të drejtave të njeriut nuk mund të mos e raportojë. Për sa i përket kësaj institucioni ka evoluar shumë, po ka pasur shumë barriera. 22 milionë faqet që ne disponojmë dhe numri shtohet çdo ditë duke i hapur ne na bindi se një pjesë e madhe kishte të bënte me përndjekjen politike, lexonim 9 veta dokumentacionin faqe për faqe. Ne tani deklasifikimin mendojmë se mund të përfundojë vitin tjetër. Nga ndryshimet që pësoi ligji i dhjetorit, hetimi administrativ ishte i rëndësishëm, deklasifikimi, por vetëm për rregulloren ne na ka dashur që të bëjmë 8 mbledhje dhe prapë ka detaje të vogla. Po ndodh një revolucion i madh institucional, puna nuk ka ndaluar dhe vijojmë të punojmë. Rasti I.M nuk është se ka bërë institucioni identifikim, përmendja e tij lidhet me dosjen e dikujt tjetër, i cili ka një proces të caktuar, ka bërë një kërkesë për korrigjim dhe më të përfunduar kjo, mediat dhe publiku do të marrë një përgjigje.

-A ishte profesional nga ana e autoriteti që të publikoj me iniciale dhe të thuhej se ishte profil i lartë politik?

Integriteti është qëllimi i punës tonë, ne natyrisht që nuk do ti pëlqejmë të gjithëve, pastaj raste individuale mund të trajtohen. Në fakt, Parlamenti i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të institucionit, nuk mund ti kërkohet autoriteti pse vepron. Çdo vite kemi pasur procese gjyqësore nga të gjitha anët e politikës, ky rast u përdor edhe shumë nga politika. Ky është një proces dinamik dhe janë të gjitha mjetet dhe nuk mund ti thuhet institucionit mos vepro. Ne besojmë tek ndarja e institucioneve dhe nuk kemi pse të trembemi dhe nuk ndikohemi nga politika.

-A është shqetësues numri i bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit sepse ju kemi përmendur një numër të lartë?

Është numër i lartë, por nga ana tjetër duhet që të kuptohet se ka edhe emra të cilët nuk kanë bashkëpunuar kështu që duhen ndarë heronjtë nga viktimat në këtë mes. Pastaj ka edhe lista që nuk kanë bërë asgjë, ka edhe njerëz të cilët nuk janë të përfshirë, pastaj na ana tjetër ka edhe njerëz të cilët nuk janë fare bashkëpunëtor dhe mund të kenë bërë dëme. Duhet parë më gjerë dhe jo thjesht e ke apo nuk e ke emrin.

-Ata persona që janë në lista pse sipas jush nuk janë në gjendje që ta pranojnë publikisht?

Ka pasur raste të ndryshme, ka pasur raste që është tërhequr, pra që personi ka shpjeguar rrethanat dhe është tërhequr, ka pasur raste pastaj që e kanë mohuar, ka pasur raste që janë kundërvënë, por ajo që do doja shumë është se duhet bërë transparencë për të gjithë. Duhet bërë me patjetër vetdeklarimi i detyrueshëm. Qasja jonë ka qenë transparente, që kjo ka ndodhur dhe do doja të mos ndodhte, një lloj pendese. Sa i përket zyrtarëve të cilët janë në detyrë mosha vjen duke u ulur kështu që gjithnjë e më pak gjenden. Kur vjen puna tek dekoratat është 1në 6 sepse janë funksionar që kanë bërë edhe gjëra të mira. Ne nuk themi mos i dekoroni, por themi shiheni në këtë aspekt. Kemi rastin e një zonje që ka kërkuar bashkia e Tiranës verifikimin dhe ajo vrarë, ajo që ne gjetëm është se në vrasjen e saj janë përfshirë njerëz të cilët kanë qenë të pafajshëm. Po kjo zonjë u vra për shkak të aktivitetit të saj për pabarazi shoqërore, kemi raste që ne e gjejmë që nuk e vrarë ky, por e ka vrarë dikush tjetër. Duke zbardhur të vërtetën për një vrasje nuk ka përçarje në shoqëri dhe vihen në vend vlerat kush i ka.

-Ne kaluam zgjedhjet për pushtetin vendor pak javë më parë, a patët ndonjë kërkesë nga partitë për verifikim të kandidaturave?

Shumë pak, ne i çuam shkresat dhe e bëmë punën tonë.

-Tek ndryshimet e vitit të kaluar u tha se me këto ndryshime dosjet u hapën, a u hapën dosjet dhe për kë u hapën dosjet?

Dosjet u mblodhën, por si thatë kishte shumë filtra, pra deklasifikimi donte shumë kohë dhe e bënte afatin shumë të gjatë, ishte komisioni që thamë këtë e kam hap dhe mos e prek fare madje sepse është certifikuar, për mediat dhe studiuesit ne i fshinim emrat e bashkëpunëtorëve dhe thonin s’na duhet, por në këtë kontekst tani nuk i kemi më të fshira, pra ato e merrnin por se merrnin të plotë dhe tani mund ta marrin dhe për qytetarët, të cilët nuk mund të vinin më parë që të kërkojnë diçka dhe tani mund të vijnë. Nëse janë raporte të fshehta do të ketë marrje pëlqimi të palës tjetër.

-Pse nuk publikohet lista e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shteti?

Sa i përket kësaj mund të them se ka shumë ligje dhe nuk mund të publikohen dhe nuk janë edhe të vlefshme. Nuk është se shërbejnë për gjë veçse për të anatemuar. Ka akte dhe asnjë vend nuk e ka bërë këtë.

-Çfarë garancie ligjore ka që kur mediat i marrin nuk keqpërdoren?

Ka një kontratë që e lidhin me ne. Nëse ai, pra studiuesi apo gazetari e publikon pa pyetur një informacion pasojat i ka me palët e prekura dhe nuk do thotë se ma dha institucioni do të përballet vet, ky është edhe një ndryshim që është bërë në ligj, por nëse ne vëmë re se ka keqpërdorim mund të ketë edhe gjobë.

-Ju thatë se keni marr staf shtesë, a është i mjaftueshëm për këtë volum pune dhe a keni ju si institucion buxhetin e duhur?

Në fakt personat shtesë që na dha Parlamenti, 8 persona ne ende nuk i kemi rekrutuar sepse ishin zgjedhjet lokale që kaluam do shohim. Disa procese janë përshpejtuar, deklasifikimi tani ka punë më shumë, por do të bjerë.

Te tjera

Lajme te tjera