E martë, 10 Nëntor, 2026

“Bie” bordi i transparencës për karburantet – Pas më shumë se 1 viti çmimet do i vendosë tregu

Share

Pas më shumë se një viti, qeveria shqiptare ka  vendosur të shfuqizojë bordin e transparencës i cili përcaktonte çmimin maksimal të shitjes më shumicë dhe pakicë të naftës, benzinës dhe gazit në treg.

Ky bord u krijua më 12 mars të vitit 2022, si pasojë e rritjes së çmimeve në vend të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe qëllimi ishte të mos lejoheshin abuzime ndaj qytetarëve nga ana e operatorëve që tregtojnë këto produkte.

Megjithatë përgjatë gjithë kohës së funksionimit të bordit ka pasur pakënaqësi dhe dyshime nga përfaqësues të politikës dhe ekspertë, si dhe është kërkuar shfuqizimi i tij.

Nga ana tjetër, qeveria ka marrë edhe një vendim për rimbursimin total të akcizës për sektorin industrial dhe agroindustrial për hidrokarburet dhe gazin, gjë që u vjen në ndihmë biznesve prodhuese.

Te tjera

Lajme te tjera