Nga Rigels Seliman
Shqipëria votoi për pushtetin lokal. Të dhënat e para flasin qartë për një mungesë pjesëmarrje të elektoratit, gjë që favorizon pushtetin, për të cilin votojnë në rresht të punësuarit e administratës publike. Fushata e zhvilluar nga partitë politike nuk ngjalli as emocione dhe as shpresë për faktin e vetëm se opinione publik e ka të qartë ofertën publike që ekziston sot në treg. Promocioni i vetëm i kësaj fushate është i qartë: “Voto Ramën dhe merr paketë Saliun me bakshish Liken”. Ekuacioni është i qartë pa të panjohura. Kjo treshe është një konglomerat antivlerash që nuk i ofron asgjë qytetarit shqiptar dhe kombit në tërësi. Votimi dihet që është një formalitet, ku përballen ushtria qeveritare me bazhibozukët e “Selfo qorrit”, të cilët duan me çdo kusht të hanë thërrimet që ju lë kryeministër tallavaja në sofrën e tij “bujare”. Situata aktuale politike në Shqipëri duket se ka ngelur e bllokuar në një gjendje të ngrirë, e cila ngjason me sekuencën e një dokumentari që transmentohet me slow motion. Të njëjtët aktorë, të njëjtat figura kanë mbërthyer ekranet e televizioneve, medieve online apo dhe rrjeteve sociale ku shohim të njëjtat figura si Sal Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama të cilët nuk kanë ç’thonë më para publikut. Të tre këto mumje politike tashmë kanë filluar dekompozimin dhe janë duke kutërbuar erën e një zombie që ka filluar të mos të qëndrojë më e ngrirë me gjithë shiringat që mundohen ti fusin vetes. Edi Rama nga muzika moderne, te dajrja dhe tashmë së fundmi te tallavaja është shndërruar në një lloj karagjozi që të çon dhunshëm në një buzëqeshje sarkastike që të sjell tallja e pushtetit. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy prerje të njëjta por me intelekte diametralisht diferente. Doktori zotëron një kulturë të jashtëzakonshme, një formim intelektual që nëse do të qëllonte brenda një personazhi dashamirës ndaj vendit dhe popullit të tij do të kishim parë mrekullira. I dyti, Ilir Metaj, personazh grotesk, i pakulturë dhe i palexuar inkuizicionist i librave është personifikimi i fshatarit injorant dhe dinak, të cilin, instikti kafshëror i përshtatjes e ka bërë një kafshë politike që ka mbijetuar në këtë kopsht zoologjik politik. Në këtë miksazh politik të degraduar kjo treshe po mban me mish e thonj veten të mbërthyer në pazarin e madh politik, ku me çdo kusht duan të mbajnë këtë vend të mbërthyer pafundësisht nga tranzicioni postkomunist. Sot ky vend mbahet peng nga këta të tre. Të tre bëjnë komedi me lojëra luftash midis tyre ndërkohë që janë ortakë në shumë biznese së bashku dhe në prapaskenë janë një martesë treshe në një krevat triplo. Si përfundim situata aktuale politike dhe elektorale nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim. Shqiptarët do të votojnë paketën procionale qeveritare, e cila të ofron Edi Shalgjatin së bashku me Sali barbarin dhe për kusur brenda qëndron gomari like. Paketë halli si tollonat e ushqimit të Enver Hoxhës, ku nuk kishe zgjidhje tjetër; nëse do kërkoje të haje gjalpë paketë të vinte një pako margarinë dhe 100 gram kafe.
