E diel, 27 Shtator, 2026

Lajthit Spartak Ngjela: “Gruaja edhe kur përdhunohet dorëzohet nga kënaqësia, bën sikur s’do”

Share

Avokati Spartak Ngjela ka shokuar sërish me një deklaratë që ka bërë, duke u shprehur se një grua apo vajzës edhe kur përdhunohet dorëzohet nga kënaqësia.

Gjatë një interviste në emisionin ‘Më lër të flas’, ai tha se gratë bëjnë skema sikur s’duan, por në të vërtetë sipas tij, ato nuk i rezistojnë dot vështrimit të një mashkulli.

Më pas, ai shtoi se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia.

“Po flasim për momentin psikik, është dobësi. Nuk e ka burri, e ka vetëm gruaja. Pse nuk i reziston dot gruaja vështrimit të tij, e shumë gjëra të tjera. P.sh. në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar. Ajo duhet të rezistojë.

Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do. Ato që akuzojnë x për përdhunim në bazë të të drejtës penale angleze ata masin sa e ke segmentin e rezistencës. Se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia. Prandaj duhet të jetë rezistenca e madhe që ai ta dënojë, sepse mund të jetë skerco. Bën sikur s’do, këtu matet shkalla e rezistencës”, thotë Ngjela, një nga figurat publike të vendit.

Te tjera

Lajme te tjera