Nga Ilir Demalia
Për çfarë lirie dhe pavarsie mediatike bëjnë fjalē moderatorë emisionesh me “analistët” e sofrave të tallavave tê darkës, kur shumë syresh nga këta, janë rreshtuar si ushtarë prej plumbi në zagarë/e lehqenëse të kryekapobandave të bandave parti?!
Mos e mutosni kaq shumë gazetarinë se qelbni dynjanë me legenllikun e shërbimit të kazanit si “liri mediatike”. Vetëm me lirinë dhe të vërtetën nuk keni punë ju skllevër dhe bij skllevêish të banditizmit politik dhe krimit ekonomik të pronarëve dhe injorancës së tyre.
Një media që ështe e kapur haptasi nga banditizmi politik, nga pronar mediash të lidhur me krimin financiar dhe oligarkia sunduese financiare nga ku ushqehehet kazani mediatik, ata janë vrasje e lirisë së fjalë dhe së vërtetës. Kjo lloj media nuk ndërgjegjson dhe iluminon shoqërinë por e zhyt atë në krim.
