E premte, 1 Maj, 2026

Shënim: Nëna lehonë dhe Ahmetaj jehonë!

Share

Rasti i nënës lehonë, që u burgos vetëm 8 ditë pas lindjes tregon edhe njëherë standardet me të cilat vepron drejtësia shqiptare.

Standardi i parë është ai për të pafuqishmit, të vobekëtit ndaj të cilëve ligji zbatohet aq strikt sa të vendos prangat për 5 mijë lek edhe në maternitet.

Standard i dytë është ai për të pushtetshmit, ndaj të cilëve prokuroria përvidhet me arsyetimet e alibi qesharake për të justifikuar se përse nuk vepron dot. Ilustrimi më i mirë për këtë rast është ai i Arben Ahmetajt.

Ndaj nënës lehohnë, prokurori as që deshi t’ja dijë se po privonte nga ushqyerja me gji e një të porsalinduri dhe e interpretoi ligjin gërmë për gërmë.

Ndaj Arben Ahmetajt, prokurorët e SPAK shpikën gërma për të justifikuar se mos hetimin e tij për aferat korruptive të dyshuara e akuzuara, edhe pse provat e indiciet në ngarkim të tij kanë bërë jehonë.Vox News

Te tjera

Lajme te tjera