Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim për disa dekada. Në këtë ditë në sheshin ‘Nënë Tereza’ mëngjesin e sotëm, është vënë instilacioni i këpucëve të kuqe, një mesazh ky i përbashkët i shoqërisë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave e për të gjitha jetët e humbura.
Ideja e këpucëve të kuqe daton vite më parë, kur artistja meksikane Elina Chauvet filloi instalacionin “Los Zapatos Rojos” në nder të motrës së saj, që humbi jetën si pasojë e dhunës në familje. Muaj mars nisi i trashtë në Shqipëria, pasi 3 gra u vranë nga Dan Hutra, njëra prej të cilave ishte shtatzëne.

Ndërkohë një mesazh tejet sensibilizues ka dhënë sot edhe drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, Elona Gjebrea.
