E diel, 4 Tetor, 2026

Romeo Kara plas “bombën”: Ja prova e pakundërshtueshme dhe autentike që mund ta çojë pas hekurave Metën pas thirrjes në SPAK për aferën ‘CEZ-DIA’ dhe pse këtë herë nuk mund të shpëtojë si me video-skandalin e Dritan Priftit

Share

Pas thirrjes së ish-presidentit Ilir Metaj në SPAK, Juristi Romeo Kara ka nisur të publikojë provat që ka dorëzuar në prokurori për aferën CEZ-DIA. Sipas tij një provë vendimtare aty është një deklaratë e Vojsava Ismailajt, gruaja e administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj, tashmë i dënuar nga gjykata. Ai është i vetmi që u dënua për aferën CEZ-DIA, pasi asnjë zyrtar tjetër nuk u ndëshkua. Ajo që pati kurajo ishte gruaja e tij, e cila në një intervistë vite më parë ka rrëfyer gjithçka. Në një rrëfim për gazetën “SOT”, Romeo Kara shprehet se Meta nëpërmjet ERE-s i siguronte CEZ-it padrejtësisht dhjetëra miliona euro në vit fitime, në këmbim të një pjesë të këtij fitimi i cili do të shkonte tek Meta nëpërmjet pagesave përkundrejt DIA-s, e cila ishte zëdhënëse e interesave të Metës në këtë mesele.

-Zoti Kara, pak më shumë se 3 orë është marrë dje në pyetje në SPAK kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Për 180 minuta Meta ka dhënë përgjigje për çdo lidhje me aferën CEZ-DIA, një histori privatizimi dhe abuzimi që i kushtoi vendit 414 milionë euro dëm. Mendoni se ka prova që fundosin ish-presidentin?

Ju thoni që për Metën, SPAK-u ka pesë dosje, ndërsa unë do të thoja pa e tepruar së, zullumet e tij nuk mund të përmblidhen as në mijëra dosje. Në lidhje më dosjen CEZ-DIA, të cilën fillimisht e mori nën hetim pikërisht një miku i vetë Metës , po ju them së, nëpërmjet një investigimi model, unë kam gjetur provat e duhura, të cilat na bindin për faktet ë kryera dhe na çojnë vetëm drejt një të vërtete, atë të implikimit paekuivok, më vullnet dhe më dëshirë të plotë të Metës, në aferën e shumëpërmendur tashmë. Prokuroria ka pasur kohë pafund, për të gjetur edhe prova që do ta lehtësonin Metën, dhe nëse do të kishte të tilla, sigurisht që kjo çështje do të ishte mbyllur sot. Mjafton të përmendim se, vetë familjarë të bashkëpunëtorit më të afërt të Metës në këtë aferë, kanë dhënë intervista të cilat ë implikojnë tërësisht atë. Këtë radhe, Meta nuk mundi ta nxjerrë këtë intervistë të manipuluar, siç bëri më rastin e Dritan Priftit, nëpërmjet pseudoekspertëve të cilët i shpërbleu më pas. Kjo intervistë qëndron aty si provë e pakundërshtueshme dhe autentike, e cila rikonfirmon disa ngjarje të cilat realisht kanë ndodhur në lidhje më këtë aferë. Vendimi i ndyrë i ERE-s në dhjetor 2010, në dëm të Shtetit Shqiptar, është marrë dhe ky është fakt i pamohueshëm, dhe ajo intervistë rikonfirmon së, ka qenë Meta, që ka ndikuar në marrjen ë këtij vendimi, më qëllim përfitimi personal, dukë përdorur marrëveshjen DIA-CEZ, si mbulesë për kalimin e ryshfetit, nga CEZ-i tek ai dhe bashkëpunëtorët ë tij. Pra, Meta nëpërmjet ERE-s i siguronte CEZ-it padrejtësisht dhjetëra miliona euro në vit fitime, në këmbim të një pjesë të këtij fitimi i cili do të shkonte tek Meta nëpërmjet pagesave përkundrejt DIA-s, ë cila ishte zëdhënëse e interesave të Metës në këtë mesele. Le të kujtojmë një deklaratë të bërë nga Berisha në parlament në fund të vitit 2015, kur ai deklaronte pak a shumë së Meta kishte vajtur më Ismailajn në Pragë në 2010 i paautorizuar nga qeveria. Kjo deklaratë në të vërtetë përveçse rikonfirmon akuzat për Metën, përfshin edhe vetë Berishën, i cili ndërtoi më Metën, një sistem të paprecedentë qeverisjeje, ku Shqipëria u nda faktikisht në feudët e të dyve, ku bashkëqeverisja u kthye hapur dhe qartë, në një garë vjedhjeje dhe grabitjeje. Provat janë në dosje, faktet janë publikë, ë vërteta ka dalë dhe është e pamohueshme. Çfarë është e papranueshme? Një i korruptuar si Meta, që jo vetëm jeton i lirë në luksin e mëkateve të tij, por, na shet edhe pordhë morali e dinjiteti, dukë e servirur veten si shpëtimtarin e shumëpritur.  Për shkak të apatisë së sistemit te drejtësisë,  sot kemi një megahajdut si Meta, që është krenar që ka vjedhur pasuritë publike, ka rrënuar institucionet dhe besimin tek politika dhe ka marrë peng fatet e vendit.

-A keni dorëzuar prova të mjaftueshme ju që implikojnë drejtpërdrejt Sali Berishën, dhe ish-ministrat e tij si Genc Ruli, etj. ?

Unë kam dorëzuar mjaftueshëm prova që implikojnë Berishën, Rulin dhe të tjerë. Unë kam dhënë mjaftueshëm prova që prokuroria të arrestonte Berishën dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë si dhe të sekuestronte pasuritë e tyre. Pak hetoi komisioni hetimor parlamentar dhe nxori çudira. Po përmend vetëm transaksionet në vlerën mbi 6.8 mil euro të bërë midis CEZ-it dhe sekserit Nuel Kalaj. Ky është një korrupsion i pashoq në llojin e tij dhe i pamundur për tu investiguar vetëm në disa muaj, prandaj kufizimi i hetimeve, mbyllja e tyre si dhe interpretimi apo zhvlerësimi i fakteve në favor të Berishës, e ka kthyer prokurorinë në një avokat dhe mbrojtës të hapur të Berishës dhe klanit të tij.

-Cili është roli i ish-kryeministri Berisha në këtë mes?

Sali Berisha si ish-kryeministër, është personi kryesor për dështimin me sukses të kësaj procedure privatizimi si dhe për abuzimet e ndodhura në këtë procedurë me pasoja: dëme të mëdha financiare për buxhetin e shtetit. Kjo procedurë është menaxhuar ligjërisht me dy VKM, gjë që implikon direkt Sali Berishën si kryeqeveritar. Ka qenë ai në krye të qeverisë që ka iniciuar një proces të nxituar privatizimi, i cili përveç dëmeve ekonomike rezultoi edhe i dështuar. Në vitin 2012, ky proces privatizimi dështoi plotësisht dhe me mënyrën e keqmenaxhimit të situatës nga qeveria e atëhershme, vendi u katandis në mëshirën e proceseve të arbitrazhit. Qeveria ‘Berisha’ mban përgjegjësi për mos zbatimin të afateve kohore dhe ngritjen e komitetit të konsulencës dhe transparencës në kundërshtim të plotë me ligjin. Po kështu është vepruar edhe me ngritjen e komisioneve të tjera përkatëse. Është hyrë në këtë proces privatizimi pa u regjistruar si duhet ligjërisht pronat e OSSH-së. Janë ndryshuar rregullat e lojës në kundërshtim me ligjin, pasi është mbyllur procesi i dorëzimit të ofertave. Është instaluar në mënyrë të paligjshme një proces negocimi, i cili ka hedhur poshtë specifikat kryesore teknike të vendosura nga qeveria. Ndryshimi i këtyre specifikave ka qenë me pasoja të rënda financiare për KESH-in dhe buxhetin e shtetit. Është rritur nëpërmjet negocimeve të paligjshme niveli i njohjes së borxhit të keq nga 4% në 14%. Kosto e këtij veprimi ishte 70 milionë dollarë në vit. Me VKM në mars 2009, u bë kalimi i aktiveve të OSSH dhe i pasiveve tek KESH-i duke favorizuar në kundërshtim me ligjin blerësin CEZ dhe disfavorizuar KESH dhe shtetin shqiptar me 70 milionë dollarë te tjera. Kjo u justifikua me arsyen se bilanci i vitit 2008 i OSSH ishte me humbje dhe vlera e aseteve të OSSH kishte rënë. Duhet theksuar se kjo nuk qëndron, pasi bilanci i vitit 2008 të OSSH është verifikuar, pra është bërë i vlefshëm si dokument vetëm në qershor të vitit 2010 dhe në atë bilanc theksohet se gjendja financiare e kompanisë është e shëndetshme dhe me rritje të vlerës së aseteve.

-Çfarë njohjesh keni ju me Kastriot Ismailajn dhe si është historia e Kongos?

Fillimisht me të kam pasur njohje nëpërmjet të tretëve nëpër kafenetë e Tiranës. Në lidhje me bëmat e Kongos, unë kam dijeni si me poshtë: Ekziston një artikull i gjatë në Neue Zurcher Zeitung në 2009 i cili hedh dritë mbi veprimtarinë e kompanisë “United Resources AG”, kompani e zotëruar 98% nga Ismailaj në minierën e zinkut në Kipushi të Kongos. Këtë minierë ai e mori me një qera 30 vjeçare duke marrë përsipër realizimin e një studimi realizueshmërie paraprake të saj, si dhe një financim prej qindra milionë eurosh në këtë minierë (221 deri në 420 mln USD). Aty ai paraqiti si degë të “United Resources” edhe “AIC Sh.p.k” e cila zotërohej po prej tij dhe me demek kishte përvojë në fushën minerare si dhe mijëra punonjës si staf. Gjithkush e di, se një kompani e tillë ekziston vetëm në letër në Shqipëri. Këtu ai u lidh me CEZ-in ndërsa në Kongo pazarin e beri me kompaninë shtetërore të minierave Gecamines. Aq shume ra në sy afera e tij ne Kongo, sa në Parlamentin Kongolez u krijua Komisioni Zyrtar për Shqyrtimin e Kontratave te Minierave, pasi rezultoi një zhveshje tërësore e shtetit nga pasuritë e tij të dhëna me qira qesharake apo koncesione. Ky komision mori vendimin që kontrata me Ismailajn të rinegociohet. Ismailaj ishte fare pa risk në këtë kontratë dhe me detyrime gati të papërfillshme. Qiraja që ai paguante ishte 0.5% e xhiros. Kjo qira zvogëlohej edhe më tepër pasi në kontratë parashikohej që Ismailaj të rimbursohej për të gjitha borxhet e tij. Pra, për sa kohë miniera do të rezultonte pa fitim, Ismailaj nuk do të kishte detyrime në lidhje me pagesën e qerase. Komisioni parlamentar kongolez konstatoi se detyrimet kryesore kontraktuale të palëve janë vendosur arbitrarisht. Ismailaj hyri në tenderin e minierës në Kongo duke mashtruar sikur kishte mbi 6000 punëtorë dhe në dispozicion 420 mln USD. Sipas verifikimeve në regjistrat zvicerane kompania United Resources AG nuk ka ekzistuar në kohën e marrëveshjes për minierën me 14 shkurt 2007. Fillimisht kompania është regjistruar si Dominicus AG me 1 shtator 2006 dhe pastaj ka ndryshuar emrin në United Resources AG në 22 prill 2008. Në kohën që u bë marrëveshja ekzistonte vetëm United Resources Holding AG e pastaj United Resources te Kipushit Holding AG. Komisioni kongolez pati shumë vështirësi në vlerësimin e sakte se si ishte shndërruar disa herë kompania e Ismailajt. Duke bërë krahasimet me veprimet e tij në Shqipëri, unë them se ai ka vepruar fillimisht në Kongo në emër të një kompanie, të cilën ai e ngriti më vonë vetëm për këtë qëllim ashtu si dhe DIA-n. Në rastin DIA ai përdori emrin e mirë të kompanisë DAI në USA ndërsa në rastin e United Resources AG ai përdori emrin dhe reputacionin e kompanisë East Point Holding të grupit La Point për të fituar kredi për vete. Edhe 21 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për minierën, Ismailaj nuk investoi apo punoi aspak atje. Ai bëri një manovër tjetër financiare duke i shitur kontratën United Resources Kipushi LTD, një kompanie të drejtuar nga sipërmarrësi Dan Gertler. Pra ai dështoi të respektoje kontratën me shtetin kongolez dhe sipas Global Ëitness e cila ka realizuar një investigim për Sales Secret, Ismailaj mori 30 mld USD kredi, nga të cilat i ka paguar shtetit kongolez vetëm 10 mln USD. Rezulton një shumë prej 20 mln USD që nuk justifikohet nga Ismailaj. Megjithatë rruga e investigimit për në Kongo, është e hapur.

Intervistoi Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera