E martë, 10 Nëntor, 2026

Braçe akuza Krifcës dhe Ibrahimajt: Po mashtroni blegtorët për financimet, bulmeti po bëhet me qumësht pluhur

Share

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar me kritikat ndaj qeverisë. Këtë herë ai ka lëshuar shumë akuza ndaj ministreve të Financave dhe Bujqësisë, Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca, të cilat në rrjetet sociale janë mburrur se kanë dhënë 5.1 miliardë lekë për blegtorët.

Braçe i ka nxjerrë blof, ndërkohë që i akuzon se për shkak të tyre sot qytetarët konsumojnë produkte bulmeti me vaj palme e qumësht pluhur.

“Jo jo, jo pra, jo, nuk vlen propaganda!

Të kesh takuar blegtorët e të thuash ju kemi dhënë 5.1 miliardë leke mbështetje, kur në fakt për blegtorinë ishte veç 1.492 miliardë leke!

Çështja e blegtorisë është shumë e thjeshtë dhe konkrete, nuk ka nevojë për llafe;

Do mbështetemi për bulmetin tek qumështi i fresket apo tek zevendësuesit-qumësht pluhur, hirrë e qumësht pluhur hirre, niseshte, vaj palme!!

Pikërisht, për te mbështetur e rritur prodhimin e qumështit të freskët nga lopët, delet, dhitë, u bënë vitë qe kam propozuar e insistoj, të mbitaksohen zëvendësuesit e mësiperm!

I kanë votuar kundër! Në këtë pikë jemi prapë! Tani duhet të zgjedhim dhe është urgjente: ose qumësht i freskët-proteine e yndyrë prej tij, djathë, gjalpë, kos etj., prej tyre ose proteinë e yndyrë nga zëvendësuesit e fabrikuar e produkte prej tyre! Taksat vlejnë për të mbrojtur produkte të mira, të shëndetshme”, shkruan Braçe.

Te tjera

Lajme te tjera