E martë, 10 Nëntor, 2026

Qeveria u hap rrugën “pasaportave të arta”, miraton lejen unike për të huajt që investojnë deri në 100 mijë dollarë në Shqipëri, ja detaje nga vendimi dhe si do aplikohet për viza

Share

Këshilli i Ministrave vendosi në zbatim pajisjen me “leje unike” të biznesmenëve të huaj që do të investojnë shuma deri në 10 milionë lekë (100 milionë të vjetra, rreth 94 mijë dollarë) në shtetin tonë. Udhëzimi i qeverisëështë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 4 janar të këtij viti. Leja unike është miratuar me ligjin e ri për të huajt që nga viti 2021, dhe shërben si leje qëndrimi dhe pune. Në këtë mënyrë, duket se kryeministri Edi Rama po i shtron rrugën përdorimit të “pasaportave të arta” për biznesmenët e fuqishëm të huaj që duan të investojnë në shtetin shqiptar shifra marramendëse. Rasti më i bujshëm dhe më i debatuar mbetet ai i projektit “Marina dhe Jahtet Durrës” nga biznesmeni arab Mohamed Alabbar. Projekti do të kushtojë2.1 miliardë euro dhe konsiderohet nga opozita si aferë korruptive e kriminale të pastrimit të parave. Deri më sot, çështja e “pasaportave të artë” së bashku me Amnistinë Fiskale nuk janë diskutuar e votuar në Parlament për shkak të kundërshtimeve të mëdha nga BE, SHBA dhe përfaqësitë diplomatike në vendin tonë.
Kush ngarkohet me këtëproces?
Në bazë të udhëzimit në fjalë, qeveria e Shqipërisë ngarkon me përgjegjësi për marrjen, shqyrtimin dhe refuzimin ose pajisjen me leje unike Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europës (MPJE), Ministrinë e Brendshme (MB) dhe Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH). Konkretisht, institucionet e Drejtorisë sëÇështjeve Konsullore (DÇK) dhe Përfaqësia Diplomatike Konsullore (PDK), të dyja në varësi të MPJE, marrin aplikimet për leje unike, që duhet të paraprihen nga marrja e vizave pulle, elektronike, A, C ose D. Më pas, aplikimet do të shqyrtohen nga Departamenti për Kufrin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, në varësi të MB dhe SHISH.
Përgjigjia për vizat pullë ose elektronike del brenda 15 ditëve
Aplikimi për vizë pullë ose elektronike bëhet online nga i huaji në PDK. Nëpunësi konsullor, në rast dyshimi, interviston të huajin për verifikimin e fakteve të paraqitura në kërkesë. Për aplikimin për vizëpullë, përgjigjia del brenda 15 ditëve. Në rast vonese, PDK duhet të njoftojë aplikuesin 1 ditë para afatit. Në rast falsifikimi të dokumentacionit, konsulli njofton Ministrinë e Jashtme. Për vizë D, në leje unike ose leje qëndrimi, njoftohet për dokumentacion shtesë.
Procedura për vizë shqiptare, përgjigjia për 5 ditë, shtyrje maksimumi për 15 ditë
Për të dhënë përgjigjen përfundimtare për aplikimet për vizë, PDK ia çon DKM dhe SHISH. Këta kthejnë përgjigje për 5 ditë. Sipas legjislacionit, përgjigjia mund të shtyhet për 5 ditë të tjera. Për raste të veçanta, përgjigjia për pajisjen ose jo me vizë, mund të shtyhet për 10 ditë dhe aplikanti duhet të njoftohet 1 ditë përpara skadimit të përgjigjes.
Transferimi i aplikimeve për vizë, përgjigjia për 3 ditë, apelimi për 5
Kjo gjëështë në kompetencë tëDÇK, e cila e transferon aplikimin për vizë shqiptare nga shtetas të huaj në një PDK tjetër. Përgjigjia duhet të kthehet brenda 3 ditëve. Në rast refuzimi, aplikanti ka të drejtëpër të apeluar brenda 5 ditëve dhe DÇK kthen përgjigje dy ditë nga data e apelimit.
Të dhënat e nevojshmë që shënohen në vizën pullë/elektronike
Për sa i përket të dhënave të nevojshme që shënohen në dokumentacionin e vizës pullë ose elektronike, shënohen: data e fillimit të vlefshmërisë së vizës dhe skadimit të saj, afati i qëndrimit nga 1 deri në 90 ditë për 6 muaj, numri i hyrjeve, numri i pasaportës, emër/mbiemër, tipi i vizës, shënimet: X1, X2, X3 numri i fëmijëve që shoqërojnë aplikantin dhe që janë të regjistruar në pasaportën e tij, tipi i vizës, kosto e vizës.
Vizat e tipit “A”
Viza e tipit “A” vlen për kalimet transit në aeroport, që jepen sipas disa kategorive: a) 1 hyrje- 2 ditë qëndrim, vlefshmëri 7 ditë; b) dy-hyrje- qëndrim 3 ditë dhe vlefshmëri 30 ditë; c) shumë hyrje-qëndrim 15 ditë, leje qëndrimi 180 ditë.
Viza e tipit “C”
Viza e tipit “C” ka qëndrim afatshkurtër dhe jepet për shtetasit e huaj që kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së parë. Lëshohet me një, dy ose shumë hyrje.
Viza e tipit “D”
Viza e tipit “D”  ka qëndrim jepet për shtetas të huaj, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë dhe për shtetas të huaj që duan të pajisen me leje qëndrimi, pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë. Vlefshmëri një-vjeçare, me një, dy apo më shumë hyrje-dalje.
Vizat pullë dhe elektronike
Aplikimi për vizë elektronike nga një shtetas i huaj bëhet online jo më shumë se 90 ditë para datës së planifikuar për të ardhur në Shqipëri. Viza elektronike është e vlefshme për 30 ditë. Nëse i huaji është pajisur me një vizë pullë në dokumentin e udhëtimit, mund të qëndrojë 59 muaj.

Te tjera

Lajme te tjera