E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Robert Papa zbulon çfarë po zien brenda PS-së dhe lëshon akuzat e forta ndaj Ramës, nga lidhjet me krimin, servilët që i janë rreshtuar në krah dhe skenari i përballjes me studentët që mund t’i përmbysë pushtetin, çfarë pritet të ndodhë më 28 nëntor?

Share

Analisti dhe gazetari Robert Papa ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste pas Asamblesë së mbajtur të shtunën, duke lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës se si drejtohet partia. Sipas Papës, PS është larguar nga idetë politike dhe është kthyer në një strukturë ku, siç pretendon ai, mbizotërojnë servilizmi dhe interesat e pushtetit. Duke folur për mbledhjen e zhvilluar në një resort privat, Papa kritikoi vendimin për të mbajtur Asamblenë jashtë selisë së partisë, ndërsa e krahasoi situatën aktuale të PS-së me atë të Partisë së Punës. Ai deklaroi se drejtuesit socialistë janë mbledhur rreth kryeministrit dhe jo rreth një ideje politike.

Një tjetër çështje ku u ndal Papa ishte situata ndërkombëtare e Shqipërisë. Ai pretendoi se lidhjet e Ramës me krimin po dëmtojnë imazhin e vendit dhe deklaroi se nuk do të ketë samit të NATO-s në Tiranë apo vizitë të Donald Trump për sa kohë Shqipëria drejtohet nga një kryeministër që ai e akuzon për lidhje me krimin. Papa u ndal te protestat studentore dhe zhvillimet që mund të pasojnë në ditët në vijim. Ai paralajmëroi se studentët mund të rikthehen në protestë më 28 nëntor, pavarësisht tkurrjes së numrit të tyre, duke e cilësuar këtë datë si një moment të rëndësishëm.  “Studentët, edhe pse janë tkurrur nuk ndalen. Pritet që të çohen më 28 nëntor, në këtë datë të madhe. Rama jeton në një botë surreale. Përse duhet mbajtur Këshilli Kombëtar, të cilin ai e quan asamble, në një resort privat, ndërkohë që partia e tij, trashëguese e Partisë së Punës, trashëgon një seli të madhe të Partisë së Punës Shqiptare ku dikur rrinte Xhelil Gjoni — një seli që duhet të ishte shkatërruar me kohë. Ndërkohë, ajo që ka ndodhur aty tregon që Partia Socialiste është kthyer përsëri tek partia e Enver Hoxhës, në një bandë. Pra, kur drejtuesit mblidhen ndaj një mafiozi dhe nuk mblidhen ndaj një ideje, më në fund ka zgjedhur të flasë edhe Majko.

Ato fytyra të ndyra, ligavecë, servilë, pa asnjë backgraund, tregojnë qartë një masë e madhe njerëzish jetojnë në flluskë, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta. Dhe njerëzit që jetojnë në flluskë shikojnë vetëm atë flluskën ku janë brenda dhe u duket çdo gjë sikur lulëzon. Dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri, është edhe në Amerikë. Rama ka mbledhur rreth vetes anonimë, perversë, antishqiptarë dhe mbi të gjitha kusarë. Mban rreshtin e parë Mata Harin (Belinda Balluku), gjyshin e së cilës Enver Hoxha — të më falni për shprehjen — e cilësonte “mut muti”. Dhe Rama u ka thënë se “pa mua ju jeni si Beqir Balluku”. Në këtë nivel është Rama, i cili është ekzekutuar nga flamingot dhe nuk e merr njeri seriozisht në aspektin ndërkombëtar. Ndaj, që në Ankara, karagjozit të Surrelit i u tha qartë: nuk ka samit të NATO-s në Tiranë, nuk vjen Trump në Tiranë derisa Shqipëria drejtohet nga një mafioz me lidhje me krimin. Të dalësh nga flluska është e vështirë sepse propaganda është ajo që luan rol dhe masa e madhe e njerëzve i është nënshtruar lajmeve fake, largimit me mijëra kilometra nga libri e nga kultura, dhe jetojnë në një areal injorance të madhe. E majta ka propagandën që “me ne do të kesh shëndetësinë falas” — çka nuk ndodh në Shqipëri — “do të kesh strehimin e butë” — çka nuk ndodh. Pra, kjo e majtë shqiptare është mashtruese në zenit”, thotë Robert Papa në emisionin Fokus.

Çfarë e pret Ramën?

Në përfundim, analisti u shpreh se protesta studentore mund të kthehet në një sfidë serioze për qeverinë, duke artikuluar edhe një deklaratë të fortë për përballjen e pritshme: “Ai ka kërkuar që ta vrasë protestën, t’i vrasë studentët — por studentët e protesta do ta vrasin atë!” “Imagjinoni çfarë do të ndodhte në Shqipëri në qoftë se do të kishim zgjedhje të lira: çfarë do t’i bënin karagjozit, kriminelit, mafiozit, antishqiptarit, servilit, sorosistit, ligavecit në Shqipëri! Ndaj më duken paradoksale planet se kë do të vënë kandidat në Librazhd, në Kombinat apo në Lushnjë — nuk hyhet në zgjedhje me Ramën, pikë! Çfarë i doni ato bashki të cilat nuk ia merrni dot sepse ai është lidhur me krimin? Ai ka kërkuar që ta vrasë protestën, t’i vrasë studentët — por studentët e protesta do ta vrasin atë! Ai meriton çdo gjë”, shprehet Robert Papa. /gazeta sot/

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Te tjera

Lajme te tjera