E mërkurë, 28 Tetor, 2026

Harry Kane mposht Mbappe e Yamal, fiton trofeun prestigjoz të ‘Topit të Artë’! Zbulohet renditja e top-10, de la Fuente trajneri i sezonit

Share

Sezoni i jashtëzakonshëm u shpërbley me një trofe të jashtëzakonshëm. Harry Kanë është fituesi i ‘Topit të Artë’ për sezonin 2025-206, duke lënë pas emra si Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.

Sulmuesi i Bayern arriti ta bënte të vetin trofeun prestigjoz individual pas një sezoni rekord me 73 gola të realizuar, duke rrëmbyer edhe trofeun e golashënuesit të vitit në Evropë. Me Bayern Munich, klub që i mungonte ‘Topi i Artë‘ prej 45 vitesh, ai fitoi Bundesligën dhe ‘Këpucën e Artë’, ndërsa arriti të shkonte deri në gjysmëfinale të Botërorit me Anglinë.

Në moshën 33-vjeçare Harry Kane la pas emra si Kylian Mbappe i Realit dhe Francës si dhe Lamine Yamal të Barcelonës dhe Spanjës. Mbappe u rendit i dyti në votim, ndërsa Yamal i treti. Renditja më pas vijoi si më poshtë: Rodri i katërti, Messi i pesti, Kvaratskhelia i gjashti, Dembele i shtati, Halaand i teti, Olise i nënti dhe Fabian Ruiz i dhjeti. Dembele ishte edhe fituesi i sezonit të fundit të ‘Topit të Artë’.

Ceremonia e organizuar nga France Football u mbajt për herë të parë në Londër, ndërsa pas një çerek shekulli shkoi sërish për një anglez. Për herë të fundit ishte fituar në vitin 2001 nga Michael Owen.

Për t’u theksuar se ‘Topi i Artë’ për vajza u fitua nga spanjollia Alexia Putellas. Futbollistja e Barcelonës e bëri për vete këtë trofe për herë të tretë në karrierën e saj, ndërsa për trofeun votuan gazetarët e 50 vendeve të renditura më mirë në FIFA. Te meshkujt votuan gazetarët e 100 vendeve të renditura më mirë në FIFA. Përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndonëse nuk ia doli në ‘Topin e Artë’ Lamine Yamal nuk doli sërish pa çmim. 19-vjeçari i Barcelonës për të tretin sezon me radhë fitoi trofeun ‘Kopa’, që jepet për talentin e ri më të mirë të vitit. Ky çmim shkon për futbollistët nën moshën 21 vjeç, ndërsa Yamal gjithashtu u bë futbollisti i parë në historinë e ‘Topit të Artë’ i cili renditet në top-10 tre herë pa mbushur ende 20 vjeç. Sakaq për trajnerin e Spanjës Luis De La Fuente, i cili fitoi Botërorin me ‘La Roha’, shkoi çmimi i trajnerit të vitit, duke mposhtur 2 spanjollë të tjerë si Mikel Arteta dhe Unai Emery.

Ceremonia e ‘Topit të Artë’ ndryshe nga se ishte parashikuar nisi me 30 minuta vonesë për shkak të trafikut të rënduar në Londër si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, që solli vonesa në mbërritjen e ‘yjeve’ të mbrëmjes.

30 kandidatët për Topin e Artë 2026

  1. Jude Bellingham – Real Madrid
  2. Pau Cubarsí – Barcelona
  3. Marc Cucurella – Chelsea/Real Madrid
  4. Ousmane Dembélé – Paris Saint-Germain
  5. Luis Díaz – Bayern Munich
  6. Bruno Fernandes – Manchester United
  7. Gabriel – Arsenal
  8. Erling Haaland – Manchester City
  9. Achraf Hakimi – Paris Saint-Germain
  10. Harry Kane – Bayern Munich
  11. Khvicha Kvaratskhelia – Paris Saint-Germain
  12. Lamine Yamal – Barcelona
  13. Sadio Mané – Al-Nassr
  14. Marquinhos – Paris Saint-Germain
  15. Lautaro Martínez – Inter
  16. Kylian Mbappé – Real Madrid
  17. Nuno Mendes – Paris Saint-Germain
  18. Lionel Messi – Inter Miami
  19. João Neves – Paris Saint-Germain
  20. Michael Olise – Bayern Munich
  21. Willian Pacho – Paris Saint-Germain
  22. Julián Quiñones – Al-Qadsiah
  23. Declan Rice – Arsenal
  24. Rodri – Manchester City/Barcelona
  25. Fabián Ruiz – Paris Saint-Germain
  26. William Saliba – Arsenal
  27. Ferran Torres – Barcelona/Paris Saint-Germain
  28. Dayot Upamecano – Bayern Munich
  29. Vinícius Júnior – Real Madrid
  30. Vitinha – Paris Saint-Germain

Kush e jep Topin e Artë dhe si votohet?

Topi i Artë jepet nga revista franceze ‘France Football’, ndërsa ceremonia organizohet në bashkëpunim me UEFA-n. Sistemi i votimit administrohet nga ‘France Football’ dhe mbetet i pavarur.

Juria për çmimin e meshkujve përbëhet nga gazetarë sportivë që përfaqësojnë 100 vendet e para në renditjen e FIFA-s. Për çmimin e femrave marrin pjesë gazetarë nga 50 vendet e para në renditjen përkatëse.

Çdo anëtar i jurisë zgjedh dhjetë futbollistët më të mirë nga lista prej 30 kandidatësh, duke i renditur sipas meritës. Pikët ndahen në këtë mënyrë:

  • Vendi i parë: 15 pikë.
  • Vendi i dytë: 12 pikë.
  • Vendi i tretë: 10 pikë.
  • Vendi i katërt: 8 pikë.
  • Vendi i pestë: 7 pikë.
  • Vendi i gjashtë: 5 pikë.
  • Vendi i shtatë: 4 pikë.
  • Vendi i tetë: 3 pikë.
  • Vendi i nëntë: 2 pikë.
  • Vendi i dhjetë: 1 pikë.

Vlerësimi bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale dhe ndikimi vendimtar në lojë, rezultatet dhe trofetë e fituar me klubin apo kombëtaren, si dhe klasi dhe sjellja sportive.

Te tjera

Lajme te tjera