E mërkurë, 28 Tetor, 2026

Real Madridi fiton El Clasicon ndaj Barcelonës, Mbappé vendos derbin me dy gola

Share

Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Barcelonës, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në një El Clasico që u vendos në minutat e fundit të takimit.

Skuadra madrilene kaloi e para në avantazh në minutën e 41-të, kur sulmuesi francez Kylian Mbappé dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Realit epërsinë 1-0.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, gjatë së cilës Barcelona u detyrua të kryente edhe një zëvendësim të hershëm, pasi Alejandro Balde u largua nga fusha për shkak dëmtimi në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë, Barcelona reagoi dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 61-të. Raphinha realizoi për 1-1, pas një asistimi të Pedrit, duke rikthyer ekuilibrin në përballje.

Megjithatë, kur ndeshja po i afrohej fundit dhe dukej se dy skuadrat do të ndanin nga një pikë, Real Madridi gjeti golin vendimtar.

Në minutën e 87-të, Mbappé shënoi sërish, këtë herë pas një asistimi të Eduardo Camavingas, duke rikthyer madrilenët në avantazh dhe duke vendosur rezultatin 2-1.

Fitorja 2-1 i jep Real Madridit tri pikë të rëndësishme në javën e dhjetë të La Ligës, ndërsa Barcelona mbetet pa pikë nga kjo përballje, megjithatë udhëheq tabelën e La Ligas me dy pikë avantazh ndaj vendit të dytë Atletico Madrid.

Te tjera

Lajme te tjera