Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në Shqipëri, me titull: “Udhëheqësi i Shqipërisë sfidon thirrjet për të dhënë dorëheqjen, ndërsa protestuesit studentë shkaktojnë trazira në kryeqytet”.
Edhe gazeta britanike The Independent ka pasqyruar situatën, duke u fokusuar te shkaqet e protestave dhe përplasjet që i kanë shoqëruar ato. Artikulli i saj titullohet: “Shqipëria përballet me protesta të dhunshme të studentëve për korrupsionin dhe kostot e arsimit”.
Ndërkohë, transmetuesi gjerman Deutsche Welle (DW) ka vënë në fokus incidentet pranë institucioneve shtetërore, me titullin: “Shqipëria: Zjarr në Ministrinë e Arsimit ndërsa studentët protestojnë”.
Zhvillimet janë pasqyruar edhe nga agjencia amerikane Associated Press, e cila ka raportuar me titullin: “Shpërthejnë trazira në kryeqytetin e Shqipërisë, ndërsa studentët i bashkohen lëvizjes antiqeveritare”.
Në të njëjtën linjë, NBC News ka publikuar një raportim me titull të ngjashëm me atë të Reuters, duke vënë në dukje thirrjet për dorëheqjen e udhëheqësit të qeverisë dhe tensionet gjatë protestave.
Edhe The National i ka kushtuar vëmendje situatës, duke shkruar: “Përleshjet shpërthejnë për të tretën ditë në Shqipëri, ndërsa protestat antiqeveritare shtohen”.
Nga ana tjetër, The Washington Post është ndalur te ndikimi i protestave në aktivitetet sportive, me titullin: “Protestat antiqeveritare detyrojnë që ndeshja e Ligës së Konferencës të zhvendoset jashtë kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana”.
