E martë, 24 Nëntor, 2026

Çmimet  e reja të ushqimeve deri në janar 2027, ja cilët janë 238 produktet e përfshira në listë 

Share

Qytetarët do të mund të krahasojnë online çmimet e produkteve në rrjete të ndryshme supermarketesh.   Qeveria prezantoi  platformën “Pasqyra e Çmimeve”,  e cila përfshin produkte nga buka, sheqeri, vaji, makarona, orizi, mish pule, fasulet e deri te produktet e bulmetit, fruta e perime apo detergjentet. Në total  238 artikuj që do të jenë pjesë e “Pasqyrës së Çmimeve”, që është zyrtarisht në funksion. Qytetarët duke u futur online në platformë do të marrin informacion për 13 kategori produktesh në 155 pika shitjes në kohë reale.

Nga produktet bazë, janë caktuar çmimet për kategoritë:

Sheqer dhe ëmbëlsues duke filluar nga 65 lekë/ kg

Miell dhe produkte mielli duke filluar nga 70 lekë/ kg

Oriz dhe drithëra duke filluar nga 75 lekë/kg

Makarona duke filluar nga 118 lekë/kg 

Vaj dhe yndyrna ushqimore duke filluar nga  170 lekë/kg 

Qumësht duke filluar nga 119 lekë/kg

Kos duke filluar nga 155/kg 

Vezë duke filluar nga 189 lekë/10 kokrra 

Gjalpë duke filluar nga 525 lekë / kg 

Pulë duke filluar nga 359 lekë/kg 

Fruta të freskëta duke filluar nga 89 lekë/kg

Perime të freskëta duke filluar nga 159 lekë/kg

Pjesë e platformës është edhe nisma “KURSE”, që parashikon uljen dhe mbajtjen të pandryshuara të çmimeve për 212 produkte ushqimore dhe të higjienës deri më 12 janar 2027.

Produktet me uljen më të madhe të çmimit në grupin ‘KURSE’ janë kripa e jodizuar 500 gramë dhe vezët që do të shiten me 15 lekë ose 40% më pak. Kurse produkti me uljen më të lehtë është sheqeri ku një kilogramë për 3 muaj do të kushtojë 69 lekë nga 70 lekë më parë.

Orizi dhe makaronat janë me çmime nga 4% deri 26%, më tej bulmeti është me ulje nga 4% deri 25%. Kurse vaji luledielli apo ulliri është me ulje 3-6%. Ndërsa tek higjiena, ka çmime 27-34% më të lira për artikuj shamposh apo sapunë të ndryshëm.

Faqja zyrtare online: https://pasqyraecmimeve.al/ 

Te tjera

Lajme te tjera