E hënë, 9 Nëntor, 2026

“Premtim i mbajtur për fermerët e Paprit”, deputetja Sara Mila vlerëson ministrin Andis Salla: U ul ‘sy më sy’ me fermerët, priten përgjigje dhe zgjidhje konkrete

Share

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar pas takimit të ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, me fermerët e Paprit, duke e cilësuar atë si një “premtim të mbajtur” ndaj komunitetit bujqësor.

Përmes një reagimi, Mila shprehet se takimi erdhi pas problematikave dhe pyetjeve të shpeshta të fermerëve lidhur me çështjet e bujqësisë. Sipas saj, ministri Salla qëndroi pranë fermerëve për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e tyre dhe për t’u dhënë përgjigje konkrete.

“Pas problematikave dhe pyetjeve të tyre të shpeshta në lidhje me çështjet e bujqësisë, sot ministri Andis Salla qëndroi pranë tyre, sy më sy për të dhënë përgjigje e për të ndjekur të gjitha problematikat së bashku me stafin e tij”, shprehet deputetja Mila.

Ajo shpreh bindjen se ministri dhe stafi i tij do të rikthehen së shpejti me përgjigje dhe zgjidhje për çështjet e ngritura nga fermerët.

Në reagimin e saj, deputetja falënderon ministrin Salla për angazhimin dhe e mbyll mesazhin me katër fjalë: besim, empati, shërbim dhe angazhim, si parime që duhet të shoqërojnë komunikimin dhe punën me komunitetin e fermerëve.

Postimi i deputetes së PS, Sara Mila

PREMTIM I MBAJTUR për fermerët e Paprit

Pas problematikave dhe pyetjeve të tyre të shpeshta në lidhje me çështjet e bujqësisë, sot ministri Andis Salla qëndroi pranë tyre, sy më sy, për të dhënë përgjigje dhe për të ndjekur të gjitha problematikat së bashku me stafin e tij.

E bindur se do të kthehet shpejt me të gjitha përgjigjet dhe zgjidhjet.

Faleminderit, Andis Salla.

BESIM – EMPATI – SHËRBIM – ANGAZHIM

Te tjera

Lajme te tjera