Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) vijojnë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shatërvanëve dhe elementeve dekorative në qytetin e Tiranës.
Ndërhyrjet përfshijnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e shatërvanëve pranë Pallatit të Kongreseve, në lulishtet “Qemal Stafa”, “Vëllezërit Frashëri”, “Parlamenti”, “Pallati i Kulturës”, “Fusha e Aviacionit” dhe “Zogu I Zi”, si edhe te Sarajet e Toptanëve, Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave.
Kujdesi dhe mirëmbajtja e tyre synojnë të ruajnë pastërtinë, funksionalitetin dhe pamjen estetike të hapësirave publike të kryeqytetit.
