Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) kanë qenë në gatishmëri gjatë fundjavës, duke vijuar punën në mbështetje të aktiviteteve të zhvilluara në Tiranë dhe në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra të qytetit.
Në kuadër të aktivitetit sportiv “Tirana Triathlon”, të organizuar në Farkë nga Bashkia Tiranë, ekipet e DPPGJ-së kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit, duke kontribuar në krijimin e një ambienti të pastër dhe të mirëmbajtur për sportistët dhe pjesëmarrësit.
Paralelisht, puna ka vijuar edhe në hapësirat e gjelbra të kryeqytetit. Ekipet janë angazhuar në mirëmbajtjen dhe kujdesin e lulishteve, ndërsa një nga zonat e ndërhyrjes ka qenë Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”.
Me një angazhim të vazhdueshëm edhe gjatë fundjavave, DPPGJ vijon punën për pastrimin, gjelbërimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, në funksion të një Tirane më të pastër dhe më të gjelbër.
Tirana në punë edhe gjatë fundjavës, me ekipet e shërbimeve publike në terren dhe në gatishmëri për aktivitetet e qytetit.
