E martë, 22 Shtator, 2026

Shërbimi digjital do bëhet nga shteti, Rama: Fund ‘gjuetisë’ nga privati të tenderave publikë! Program kombëtar për Inteligjencën Artificiale

Share

E krijuar vetëm pak muaj më parë, kompania 100% shtetërore ‘Albanian Digital Solution’ personifikon ambicien e qeverisë që shteti t’i bëjë vetë shërbimet e mirëmbajtjes në sistemet dixhitale të institucioneve publike pa pasur nevojë t’i drejtohet privatit, madje edhe për krijim të këtyre sistemeve.

Për kryeministrin Rama kjo do t’i japë fund asaj që ai e quajti gjuetia e tenderave publikë nga kompani të cilat në rastin më të mirë nuk performonin siç duhej, e në rastin më të keq bëheshin pjesë e skemave korruptive si ajo e AKSHI-t.

“Sepse gjëja më e lehtë u bë “merr ca lek nga shteti, bëj një shërbim këtu, merr ca lek nga shteti, lidh një kontratë atje” edhe kështu me radhë. Pas eksperiencës negative që ne kaluam me AKSHI-n, për shkak të disa qasjeve jo në linjë me standardet ligjore dhe etike të disa kompanive… të mësuara që të mjelin buxhetin e shtetit me shërbimet e tyre në aspektin e ofrimit të mirëmbajtjes. I ktheu faktikisht kompanitë private në gjahtarë të buxhetit të shtetit. Synimi është që të gjitha shërbimet publike të mbulohen nga kompania jonë publike”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera