E hënë, 21 Shtator, 2026

Barcelona bën detyrën ndaj Bilbaos, Rafinja dhe Fermin Lopez fundosin baskët

Share

Barcelona nuk fal në “Camp Nou”! Katalanasit kanë mposhtur 2-0 Atletik Bilbaon në ndeshjen e prapambetur të javës së parë, duke marrë një fitore të merituar.

Sfida nisi me ritëm të lartë dhe rasti i parë serioz erdhi në minutën e 24-t. Rafinja pati një mundësi ideale për të shënuar, pas një krosimi perfekt të Çavi Espart, por braziliani nuk arriti të finalizonte.

Në minutën e 29-të, Pedri e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit nga VAR.

Barcelona nuk u dorëzua dhe në minutën e 37-të gjeti avantazhin. Pedri dhuroi një asist fantastik për Rafinjën, i cili me një veprim të bukur në zonë mposhti Unai Simon dhe çoi Barcelonën në epërsi.

Para pushimit, Lamin Jamal ishte shumë pranë golit të dytë, por Unai Simon bëri një pritje spektakolare. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Pas pushimit, Barcelona vazhdoi të kërkonte golin e sigurisë. Në minutën e 53-të, Jamal goditi traversën, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Unai Simon ndali Fermin Lopez.

Portieri i Bilbaos u kthye në heroin e skuadrës së tij edhe në minutën e 59-të, kur realizoi një tjetër pritje fantastike ndaj Çavi Espart.

Në minutën e 63-të erdhi edhe një moment i veçantë për Barcelonën: Rafinjaa la fushën dhe në vendin e tij u fut Rodri, i cili regjistroi debutimin zyrtar me fanellën katalanase.

Atletik Bilbao tentoi të rikthehej në lojë dhe në minutën e 75-të ishte shumë pranë barazimit. Goditja e Oihan Sanset u ndal nga shtylla.

Por Barcelona nuk do ta lëshonte fitoren nga duart. Në minutën e 82-të, një gabim fatal i Ajmerik Laporte i dhuroi mundësinë Fermin Lopez, i cili nuk fali dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Te tjera

Lajme te tjera