E premte, 28 Gusht, 2026

Champions League/ Strakosha dhe Pilo festojnë me AEK-un, Muriqi çon Fenerbahçen në gupe; Arbër Hoxha mbetet jashtë

Share

Janë mësuar këtë mbrëmje skuadrat e fundit që kanë siguruar një biletë për fazën e grupeve të Champions League.

Në Athinë, AEK-u dhuroi një spektakël, duke mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 Levski Sofien dhe duke siguruar me meritë kualifikimin. Tomas Strakosha dhe Stavro Pilo e nisën ndeshjen si titullarë dhe patën një paraqitje të mirë.

Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Dinamo e Zagrebit i japin lamtumirën Champions League. Anësori i Kombëtares shqiptare shënoi i pari në transfertën ndaj Viking, por skuadra norvegjeze reagoi shpejt, përmbysi rezultatin dhe triumfoi 3-1. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Zagreb, Viking siguron kalimin në Champions League, ndërsa Dinamo e Zagrebit do ta vijojë aventurën europiane në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Në sfidën tjetër, Fenerbahçe ka bërë surprizën e madhe duke eliminuar Lionin. Pas barazimit 1-1 në Stamboll, turqit triumfuan 1-2 në transfertë. Heroi i Fenerbahçes ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi një prej golave në pjesën e parë, ndërsa Arshi Braun realizoi golin tjetër. Për Lionin shënoi Malik Fofana në pjesën e dytë, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit.

Te tjera

Lajme te tjera