Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, gjatë një konference për shtyp, ka bërë të ditur se do të ketë sanksione të ashpra kundër Iranit. Ai tha se oblektivi kryesor është të shkëpusim çdo linjë jetësore ekonomike që mban gjallë këtë regjim tiranik.
“Po nisim një sulm ekonomik kundër lidhjeve financiare të Iranit në mbarë botën. Objektivi ynë është të shkëpusim çdo linjë jetësore ekonomike që mban gjallë këtë regjim tiranik, derisa Teherani të mbetet i vetmuar”, tha Bessent.
Departamenti i Thesarit shtroi gjithashtu se ka nxjerrë vendime kundër pesë sektorëve, aseteve digjitale, teknologjisë, arit, aviacionit dhe transportit detar, që qeveria iraniane po i përdor për të mbështetur ekonominë e saj. Thesari ka vendosur gjithashtu sanksione mbi gati 60 entitete, individë dhe anije.
Bessent deklaroi se “nuk është më e pranueshme të veprohet në hapësirat gri” të konfliktit.
“Le të mos ketë asnjë paqartësi lidhur me pozicionin e Shteteve të Bashkuara. Çdo angazhim ekonomik i çfarëdo lloji me Iranin,” shtoi ai, “do t’i ekspozojë përgjegjësit ndaj të gjithë fuqisë amerikane”, tha Bessent në konferencën për shtyp.
