E martë, 18 Gusht, 2026

AZHBR: 414 aplikime nga fermerët e rinj për investime në bujqësi

Share

Blegtorinë dhe mekanizimin bujqësor kanë zgjedhur si prioritet për investimet e tyre fermerët e rinj në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Në total janë regjistruar 414 aplikime nga fermerët e rinj, me fokus në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e fermave.

Sipas AZHBR-së, 223 aplikime janë për blerje kafshësh, 164 aplikime për makineri bujqësore, ndërsa 27 aplikime për ndërtimin ose përmirësimin e strehimeve për kafshët.

Të dhënat tregojnë se blegtoria mbetet drejtimi kryesor i investimeve të fermerëve të rinj, ndërsa mekanizimi zë një peshë të rëndësishme në përpjekjet për rritjen e eficiencës dhe produktivitetit në fermë.

Sipas AZHBR-së, këto investime synojnë forcimin e fermave të reja, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e një bujqësie më moderne e konkurruese.

Te tjera

Lajme te tjera